Flet Poli: Gocat e Big
Brother 5, aspak tërheqëse

Flet Poli: Gocat e Big<br />Brother 5, aspak tërheqëse
TIRANE- Brenda shtëpisë së Big Brother ai ishte një nga djemtë më tërheqës, por i tillë do të mbetej edhe jashtë saj. Pol Babi ish-konkurrenti i edicionit të parë të Big Brother Albania, do të ishte për shumë kohë pjesë e shtypit rozë. Djali që nuk u shqua për shumë protagonizëm për tre muaj qëndrimi brenda shtëpisë më të famshme, u pëlqye shumë dhe na dhuroi emocion.
Si fillim mund të përmendim lidhjen e tij me Inën (ish banore e BB1) lidhja e të cilëve nuk zgjati shumë . Një mundësi e mirë për të bërë diçka ndryshe ishte edhe trajnimi ,që ai mori falë programit “Big Brother” në ishujt Kanarie. Por nuk do kalonte shumë kohë dhe Poli do të gjendej përsëri në faqet e para të gazetave rozë, për lidhjen me e tij me Mimozën, ish konkurrentën e BB2. Pas ndarjes së tyre aventurat e Polit me femra ishin pa fund.
Sot pas 5 vitesh Poli e konsideron Big Brother si një kujtim të bukur, por jo si një ngjarje me impakt të madh në jetën e tij. Në një intervistë për Shqiptarja.com Poli flet për banorët e këtij edicioni si dhe për miqësinë që ka me me konkurrentin e BB5 Ermal Merdanin, ish-Mister Albania, duke mos fshehur në të njëjtën kohë edhe simpatinë që ka për të si konkurrent i BB5. Përsa i përket konkurrenteve femra Poli thotë se, se ato nuk janë aspak tërheqëse.

A po e ndiqni Big Brother Albania 5?
Nuk e kam ndjekur shumë për shkak të punës që më zë një pjesë të konsiderueshme të ditës. Por në darkë para se te fle i hedh ndonjë sy.

Si po ju duken banorët e rinj?
Është herët për të dhënë ndonjë përkufizim për ta. Por në përgjithësi duken të mirë.

Pjesë e Big Brother Albania këtë vit janë edhe disa top modelë. Keni njohje me ta? Dje kanë mësuar vajzat si të sfilojnë.
Vetëm Ermalin njoh nga djemtë që merren me fushën e modës aty brenda. Me aq sa i kam parë nga televizori duken djemë të qetë. Ndërsa me Ermalin njihemi prej kohësh. Kjo pjesa që i paskan mësuar vajzave të sfilojnë më paska shpëtuar, i bie ti kenë mësuar të ecin si meshkuj!! (qesh)

Mund të bëni një krahasim për Ermalin brenda dhe jashtë shtëpisë?
Nuk e kam ndjekur shumë për të bërë ndonjë krahasim konkret.

Cilin nga banorët do të veçonit deri tani?
Ermalin meqë e njohë që jashtë (besoj do ti ngelte qejfi nëqoftëse do të thoja ndonjë emër tjetër) (qesh)

Po sa i përket konkurrenteve femra, cila ju duket më simpatike?
Asnjëra.

Ju keni qënë pjesëmarrës në Big Brother Albania 1, e kujtoni shpesh eksperiencën tuaj në këtë reality show?
E kujtojë ndonjëherë me nostalgji. Gjithsesi u bën pothuajse 5 vjet që kur është mbyllur nga edicioni i parë.

Nëse do t’iu jepej mundësia do të bëheshit edhe njëherë pjesë e tij ?
Pse jo, është një eksperiencë që i’a vlen ta përsërisësh.

Si janë marrdhëniet tuaja me ish - banorët e Big Brother 1?
Marrëdhniet me ish banorët e Big Brother i kam shumë të mira. Megjithëse më duhet ta pranojë që i shoh shumë rrallë.

Në Big Brother ju krijuat një lidhje me Inën, si janë marrëdhëniet tuaja sot?
Shumë të mira, Ina është një vajzë shumë pozitive.

Pol, çfarë solli Big Brother në jetën tuaj? Le të themi që ju bëri një person të njohur, ishte kjo një gjë pozitive apo negative ?
Mendojë që nuk bëri ndonjë ndryshim të madh, përveçse shikimeve të njerëzve në rrugë. Mund të jetë deri diku dhe një trampolinë e mirë për të arritur në një aspekt profesional që ti kërkon. Por edhe në këtë rast je ti ai që duhet ta fitosh dhe jo fakti që ke qënë në Big Brother.

Cili është thashethemi më i keq që keni dëgjuar për veten?
Kam dëgjuar disa thashetheme, por jo ndonjë me rëndësi që ta veçoja.

Pasioni juaj ka qënë gjithnjë modelimi, do t’iu shohim në ndonjë sfilatë së shpejti?
Me modelim jam marrë rreth 5 vjet kur isha adoleshent, por ishte thjeshtë një hobi i momentit. Nuk besoj se do ti kthehesha përsëri.

Me çfarë po merreni aktualisht?
Aktualisht jam menaxher produksioni në një agjensi e reklamash ku xhirojmë spote të ndryshme.

Cfarë të rejash kemi nga jeta juaj personale?
Jam martuar dhe kam 3 fëmijë. (qesh)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane