Kampionia e Botës në peshëngritje Romela Begaj rrëfen për Report Tv emocionet e dy medaljeve të fituar në Botërorin Amerikan. Begaj dhuroi spektakël në Anaheim duke bërë historinë e peshëngritjes shqiptare pasi u shpall kampione Bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampione në dygarësh.
/Shqiptarja.com
Ajo flet edhe për urimet që ka marrë nëpërmjet rrjeteve sociale por sqaron se personalisht nuk e ka kontaktuar askush. “Aktualisht ndodhem në Greqi ku po kurohem pas dëmtimit. Kam marrë shumë urime pas suksesit.
Objektivi është Evropiani që zhvillohet në Shqipëri, pasi është një garë shumë e rëndësishme” deklaroi ajo. Romela Begaj siguroi medaljen e arit në stilin e shkëputjes me 107 kg dhe nënkampione në dygarësh me 235 kg në Botërorin e peshëngritjes që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO











