Flet trajneri i Turqisë: Kujdes nga Shqipëria, nuk janë si Andora apo Moldavia

Flet trajneri i Turqisë: Kujdes nga Shqipëria, nuk janë si Andora apo Moldavia

Senol Gunesh, trajneri i Turqisë e vlerëson ndeshjen me Shqipërinë si më të rëndësishme se atë me Francën. Sipas numrit 1 të pankinës turke kuqezinjtë janë një skuadër e cila nuk luan vetëm në mbrojtje, por që është e aftë të bëjë keq edhe në sulm.

“Ndeshjet me Shqipërinë dhe Francën janë të rëndësishme. Dy ekipe të ndryshme. Franca është favorite e grupit, ne do të luajmë ndeshjen e vendit të parë në grup me ta. Qëllimi ynë është të fitojmë. Prioriteti ynë do të jetë Shqipëria. Kjo do të jetë ndeshja jonë më e rëndësishme në 4 ndeshjet e mbetura. Shqipëria është një skuadër me lojtarë të mirë në ligat kryesore evropiane. Ne duam të fitojmë me mbështetjen e tifozerisë,”- shprehet fillimisht Gynesh.

Më tej ai shtoi: “Shqipëria është një skuadër me lojtarë të mirë. Trajneri i tyre është i njohur në Itali dhe me eksprieëncë. Ata kalojnë nga skema 3-5-2 në 5-3-2. Janë luftarakë dhe kompakt në mbrojtje. Nëse keni një mendim negativ për Shqipërinë, duhet ta harroni. Ne duhet të jemi një ekip agresiv duke vrapuar po aq shumë sa ata. Ata mundohen të luajnë topin, nuk luajnë totalisht në mbrojtje si Moldavia apo Andorra. Kthehen në mënyrë të suksesshme nga mbrojtja me tre te ajo me pesë.”

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar