Flet zëvendësuesja e Frrokut: Nuk
 e di nëse do ta pranoj mandatin

Flet zëvendësuesja e Frrokut: Nuk<br /> e di nëse do ta pranoj mandatin
Mirela Ferracaku mund të bëhet deputetja më e re e Kuvendit, pasi mandati i Mark Frrokut mund t’i kalojë pikërisht asaj. Ferracaku është renditur e treta në listën e kandidatëve të Partisë Kristian Demokrate për Qarkun e Shkodrës. I dyti në listë është vëllai i Markut, Arben Frroku, i cili ndodhet në arrati dhe është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj.

Në bazë të Kodit Zgjedhor mandati i kalon Mirela Ferracakut, e cila prej dy vitesh është vendosur në Gjermani për shkak të një operacioni në këmbë. E gjendur në këtë situatë, nga Gjermania Ferracaku rrëfehet për Shqiptarja.com se i është bërë e ditur se mund të jetë deputetja më e re në Parlament por ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë.

Për mua ishte disi e papritur dhe aktualisht nuk e kam idenë se çfarë do të bëj, nëse do ta pranoj apo jo. Realisht është një vendim i vështirë sepse të tilla janë kushtet që kam në këto momente. Prej dy vitesh unë kam ardhur në Gjermani. Deri tani kam bërë 4 ndërhyrje kirurgjikale në këmbë. E fundit ka qenë para tre muajve. Për fatin e mirë më kanë dalë me sukses dhe për këtë falënderoj mjekësinë gjermane. Jeta ime për momentin është këtu në Gjermani dhe unë nuk e di çfarë të them. Realisht pres nga Shqipëria një telefonatë të rëndësishme dhe nuk mund ta zbuloj se për çfarë bëhet fjalë duke qenë se lidhet me çështjet e mia personale. Jam ende në dyshim dhe akoma nuk kam vendosur asgjë. Do ta mendoj këtë gjë dhe në një të ardhme të shpejtë pasi të bisedoj edhe me familjen time dhe pasi të kryej telefonatën kam për të vendosur. Të them të drejtën nuk e kam menduar ndonjëherë se më vjen kjo mundësi ndaj edhe nuk kam si të marr një vendim në mënyrë kaq të shpejtë. Duke parë e duke bërë. Sapo të vendos mbi të ardhmen time patjetër që të gjithë do ta marrin vesh”, - tha Ferracaku.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Pas 10 vitesh Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO, Mark Rutte zyrtarisht sekretari i ri: Ukraina dhe aleancat do jenë 3 prioritetet

Pas 10 vitesh Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO, Mark Rutte zyrtarisht sekretari i ri: Ukraina dhe aleancat do jenë 3 prioritetet