Sipas informacioneve të gazetarit të AA-së të marra nga zyrtarët policorë, ish-bashkëkryetari i organizatës terroriste PYD/PKK, Salih Muslim, i cili kërkohej me fletarrest të kuq nga Turqia është arrestuar në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.
Njësia e Interpolit në Çeki ka njoftuar autoritetet turke se Muslim është në paraburgim që nga 24 shkurti në Pragë, duke iu referuar kërkesës dhe urdhër-arrestit të Turqisë.
Autoritetet çeke njoftuan se gjykata do të vendosë lidhur me rastin e Muslim. Autoritetet e njëjta kërkojnë nga Turqia që t’u dorëzohen dokumentet e nevojshme për ekstradimin e Muslim-it.
Zyrtarët e policisë kanë kontaktuar me Ministrinë e Drejtësisë së Turqisë për fillimin e proceseve administrative lidhur me ekstradimin e Muslim-it.
Emri i ish-bashkëkryetarit të PYD/PKK-së Salih Muslim ndodhet në listën e të kërkuarve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë, përkatësisht në kategorinë e kuqe me çmim prej 4 milionë lirave turke (rreth 860 mijë euro).
d.c./shqiptarja.com