TIRANE - Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi me propozim të grupit të tij parlamentar është zgjedhur në seancën e djeshme plenare zv.kryetar i Kuvendit. Deputetët e mazhorancës kanë votuar me 73 vota pro propozimin e ardhur nga PDIU, vendim i cili ishte dakordësuar më parë edhe mes kryeministrit Rama dhe drejtuesit të çamëve Shpëtim Idrizi.
Por respektimi i një marrëveshjeje nga kryeministri Rama ka bërë që menjëherë të dorëhiqet një tjetër aleat, Vangjel Dule. Qëndrimi i kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule përfaqësues i minoritetit grek në të njëjtëin post me Shpëtim Idrizin kreun e PDIU-së përfaqësues të komunitet çam ka zgjatur vetëm 15 minuta. Bashkëpunimi jo i natyrshëm që Rama tentoi të prodhonte në krye të kuvendit duke bërë bashkë në të njëjtin pozicion çamët dhe grekët, ka sjellë tërhqjen e Vangjel Dules, vendim i cili është shoqëruar me akuza të forta.
/Shqiptarja.com