ITALI- Një rast unik është regjistruar mesditën e sotme në një nga kishat në Itali. Një grua, si zakonisht, së bashku me familjarët e saj shkuan në Kishën e Shën Mërisë së Malit Berico në Vicenza, në veri të Italisë për t'u rrëfyer, por krejt papritur ajo filloi të bërtiste. Dëshmitarët brenda Kishës, thanë se ajo bërtiste, shante brenda bazilikës dhe foli me zëra dhe gjuhë të ndryshme. Gruaja vrapoi nëpër dhomat e rrëfimit në katin përdhes të kishës, qëlloi nënën e saj si edhe sulmoi priftin. Për këtë arsye, priftërinjve u është dashur plot 9 orë ekzorcizëm*.
Ekzorcizmi përfundoi në orën 20:30 kur gruaja u rrëzua dhe u dërgua në shtëpi nga prindërit dhe vëllai i saj më i vogël, raportuan mediat lokale. Prifti tha se kjo ishte një situatë shumë e vështirë, por që pati një fund të mirë.
*Ekzorcizmi është një grup praktikash dhe ritualesh që shërbejnë për të përzënë prezencën djallëzore nga një person, një kafshë ose një vend. Këto praktika janë shumë të vjetra dhe janë pjesë e besimeve të ndryshme fetare