Flokë dhe Lëkurë Plot Shëndet - Përse Duhet të Zgjidhni Produktet Organike

Flokë dhe Lëkurë Plot Shëndet - Përse Duhet të Zgjidhni Produktet Organike

Flokët thuhet se janë gjysma e bukurisë e ndërsa portreti një nga hartat e dukshme që koha lë tek njeriu.Të dyja shpesh janë edhe tregues të shëndetit të të gjithë organizmit, çdo gjë që ndikon organizmin brenda pa dyshim që lë gjurmët e saj dhe jashtë. Kështu prej shekujsh kujdesi estetik, por dhe ai shëndetësor i lëkurës dhe flokëve është pjesë e praktikave tona të përditëshme. Kjo fillon që me higjenën personale, tek trajtimet specifike për të zgjidhur probleme të caktuara. Në veçanti lëkura që është organi më i madh i trupit e për rrjedhojë edhe më i ekspozuari e i rrezikuari nga faktorë të ndryshëm, të njejtën gjë mund të themi edhe për flokët. 

Zgjidhja e të gjithë këtyre problemeve që prej lashtësisë është fshehur tek natyra dhe bimët medicinale mbi te cilat mjekësia vepron edhe sot. 
Shqipëria në këtë aspekt është një vend me shumë fat, pasi bimët kurative janë një nga pasuritë më të mëdha që toka ofron me mbi 3000 lloje të ndryshme të cilat presin të përpunohen. Nën këtë frymë është krijuar edhe Skin Novis Albania një nga sipërmarrjet më të sukseshme vendase ku bashkohen më së miri natyra, shkenca dhe kujdesi për veten. Direkt nga natyra për trajtimin e plotë të flokëve e lëkurës tuaj në mënyrë organike, miqësore dhe 100% Shqiptare.

SKIN NOVIS: Natyrë, Shëndet dhe Bukuri
Një mision i thjeshtë, por që nuk mbaron kurrë, të prodhosh e sigurosh mirëqenie për të gjithë ata që e duan të bukurën dhe natyralitetin. 
Ky është edhe qëllimi kryesor i ekspertëve të SKIN NOVIS të cilët frymëzohen në natyrën e pasur vendase dhe mbështeten në një eksperiencë mbi 20 vjeçare mjekësore e shkencore.  Çdo gjë nisi nga dëshira për të krijuar një firmë të kujdesit ndaj vetes sa më të shëndetëshme e pa toksina. Si fillim për kujdesin e lëkurës dhe të flokëve, duke luftuar problemet më të zakonshme si rrudhat, shenjat apo rënia e flokëve, duke u zgjeruar më pas në produkte për të gjithë familjen. 

SKIN NOVIS është një sipërmarrje e vogël me një sukses të madh e cila në pak kohë e ka zgjeruar linjën e saj me 5 produkte, kremëra dhe spraj me përmbajtje organike. 
Tërësisht organike dhe 100% Shqiptare, me përbërës të certifikuar edhe për tregun Evropian, SKIN NOVIS sjell revolucionin estetik shumë më pranë jush.
 Nën garancinë e etiketës organike SKIN NOVIS i njeh klientët me çdo përbërës ndaj të cilit ekspozohet në këto produkte duke e cilësuar këtë si thelbin e mirëqenies.
Baza e produkteve të tyre janë qumështi i dhisë, gjalpi i dhisë, hithra, mentja, lulja e kalendulës dhe të gjithë prodhimet që vijnë nga bletët.
Të gjitha mblidhen dhe përpunohen në Shqipëri, duke siguruar kështu cilësinë më të mirë të lëndës së parë për secilin nga produktet. Këta përbërës aktivë e të verifikuar bëjnë atë që quhet magjia e SKIN NOVIS, pasi janë të cilësisë të lartë dhe merren në mënyrë natyrale që e bën efektin e tyre shumë efikas.  Mund t’i përdorni çdo ditë, nga më të vegjëlit, të përshtatëshëm për burra dhe gra e për të gjitha llojet e lëkurave e të flokëve.

Me formula të cilat nuk përmbajnë kimikate, përbërës sintetike apo toksina të dëmshme për trupin, SKIN NOVIS kujdeset edhe për natyrën. Përtej historisë së suksesit që mban emrin “Made in Albania” kudo ku tregëtohet, është një nga kompanitë e para ekologjike në vend e cila nuk kryen testime në kafshë për produktet e saj. Ekselencën e natyrës dhe përvojës më të mirë vendase, SKIN NOVIS e ka formëzuar në produktet që  ju prezanton në vijim të këtij artikulli.

Kujdesi për lëkurë dhe flokë më të shëndetëshëm 
Përkujdesjen me SKIN NOVIS mund ta nisni sapo të hapni sytë, duke përdorur sapunin organik Lava Soap.  Ky është një sapun i përshtatshëm për lëkurat e yndyrshme dhe me tendencë akneike me bazë qumështin e dhisë që ndihmon në hidratimin e lëkurës.

Më tej rutinën tuaj mund ta pasuroni me kremin hidratues Meridiem me veti antibakteriale dhe antimykotike. Me bazë lulen e kalendulës e cila i ofron lëkurës qetësi dhe sherebelë që përtej aromës së mirë ju ndihmon të luftoni shenjat e moshës natyralisht. 

Nëse dëshironi një efekt më të thellë në luftën kundër rrudhave dhe shenjave të ndryshme në fytyrë, ekspertët sugjerojnë kremin Reparando.  Rigjenerues dhe njëkohësisht ushqyes i lëkurës, me bazë gjalpin e dhisë dhe gjalpin shea.  Është aq delikat sa mund ta përdorni në çdo pjesë të fytyrës, madje edhe për të kuruar rrathët e zinj poshtë syve. 

Kremi më i ri nga SKIN NOVIS, vjen për lëkurën e më të vegjëlve përbëhet nga kamomili, gjalpi shea dhe kelendula që hidraton, mbron dhe qetëson lëkurën e të porsalindurve nga irritimi. E veçanta e tij është se falë përbërësve aktiv nxit hormonet e lumturisë në trup duke bërë që gjaku të qarkullojë më mirë dhe trupi të jetë më i relaksuar. 

Spraj kundër rënies së flokëve
Me dy produkte të dedikuara për flokët për gra dhe burra SKIN NOVIS lufton rënien e flokëve me sprajin SOLIDUM. Ky spraj është i pasur me vitaminë A, B, E, C, me bazë hithrën dhe vjen në dy versione të dedikuara për gra dhe burra të cilët kanë probleme me rënien e flokëve.  Lufton infeksionet bakteriale të shkaktuara nga faktorë të jashtëm apo të brendëshëm të trupit si dhe stimulon rritjen e flokëve dhe shëndetin e mirë të tyre në pak aplikime.  Në katalogun e produkteve që ju prezantuam nga SKIN NOVIS shpaloset më së miri koncepti i ri i kujdesit për veten i cili është miqësor më të gjithë dhe frymëzohet nga natyra.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë