Floresha Rasha u martua me detyrim me Lavdërim Muhaxhirin, në Siri humbi burrin dhe vajzën e madhe...u kthye në 'skllave'

Floresha Rasha u martua me detyrim me Lavdërim Muhaxhirin, në Siri humbi burrin dhe vajzën e madhe...u kthye në 'skllave'

TIRANË- Floresha Rasha, gruaja 41-vjeçare nga Ndroqi që u kthyer këtë javë në Shqipëri nga kampi sirian Al-Hol, pas vdekjes së bashkëshortit të saj Diamant Rasha, rezulton të jetë kthyer në skllave.

Ajo shkoi në Siri në vitin 2013, kur ishte vetëm 34 vjeç dhe me vete kishte dy fëmijët e saj, Amar dhe Dojna Rasha. Vajza e Floreshës, Dojna që sot duhet të ishte 17 vjeç, humbi jetën gjatë një shpërthimi të fuqishëm në Siri, shpërthim në të cilin u plagos rëndë dhe Floresha Rasha. Floresha kishte shkuar në Siri për të parë bashkëshortin e saj dhe qëndruar vetëm tre muaj në këtë tokë të përgjakshme, por që më pas nuk mundi të kthehet për 7 vite me radhë.

Pas humbjes së bashkëshorti, Floresha Rasha, mësohet te ketë pasur dy martesa të tjera të detyrueshme dhe se dy fëmijët e mitur, që kanë mbërritur në Shqipëri, i ka nga martesa me Lavdërim Muhaxhirin, kosovarin xhakatar që rreshtohej krah forcave të ISIS. Por gjatë kësaj kohe Floresha Rasha, është plagosur vetë dhe nga ky shpërthim ka humbur dhe vajzën e saj 17-vjeçe.

Humbja e vajzës vinte vetëm pak kohë pasi gjatë luftimeve të përgjakshme mes forcave të ISIS dhe ushtrisë Siriane, kishte vdekur me një plumb në kokë dhe bashkëshorti i Floresha Rashës, Diamant Rasha, i cili luftonte përkrah një grupimi terrorist që quhej “Al-Nustra”, pjesë e organizatës terroriste ISIS.

Dokumenti që tregon se dy fëmijët Abdullah ose Emel dhe Hatixhe Muhaxhiri rezultojnë Si fëmijë me baba Lavdërim Muhaxhirin

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës