Flori Mumajesi ka qenë triumfuesi i mbrëmjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore "Video Fest Muzikor 2013", i cili fitoi çmimin për videoklipin më të mirë për këngën "Pa jete". Në ceremoni morën pjesë qindra personazhe publike nga muzika, arti e politika.

Mbrëmja bashkoi në skenë Shqipërinë dhe Maqedoninë, me interpretimin e Soni Malajt dhe Tunës me këngën "Vogue" ndërsa atmosfera u ndez me rikthimin në skenë të grupit "Marigona", Adrijan Gaxhës dhe Florianit, "Fisnikët", Adrian Bujupi, Nora Istrefi e shumë të tjerë.
Të gjitha videoklipet në nominim u vlerësuan me 17 çmime, në të cilat kryesonin këngëtaret nga Shqipëria Elvana Gjata me 4 dhe Flori Mumajesi me 5 nominime. Elvana Gjata u vlerësua me çmimin, "Klipi më i mirë" për këngët në duet me 2PO2 dhe kënga më e bukur R&B, Tuna tërhoqi çmimet për këngën "I asaj" që u vlerësua si klipi me performancën më të bukur, ndërsa vetë Sejdiu si këngëtarja më e mirë femër.

Dafina Zeqiri mori çmimin si klipi më i bukur pop, e cila falenderoi fansat përmes një video mesazhi, por çmime tërhoqën njëri pas tjetrit edhe Ermal Fejzullahu dhe Gena, Adrijan Gaxha, Vesa Luma e shumë të tjerë. Nuk kishte sesi ti mungonte edicionit të 11-të të këtij eventi, edhe parakalimi i yjeve mbi tapetin e kuq, një traditë kjo që starton mbrëmjen.
"Video festi muzikor 2013" nisi në orën 20:00 në një transmetim maratonë në ekranin e “Vizion Plus”, “RTV 21” në Kosovë dhe “Alsat” në Maqedoni. Festivali i video-klipeve më të mira muzikore mbledh qysh prej vitit 2003 të gjitha yjet e artit muzikor nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora, me qëllim promovimin e produksioneve më të mira shqiptare.
Fituesit e "Videofesti muzikor 2013"
Best Group - Kaos (Ngoje Zemrën Tem)
Best Featuring – Nora ft. Bim Bimma (Gangsta)
Best Rap Hip Hop – MC Kresha (Cok Guzel)
Best Male – Flori (Pa Jetë)
Best Rock – Na (Jam zgjuar)
Best RnB – Elvana Gjata ft. 2po2 (Beso)
Best New Artist – Neki Emra (Të vdes apo të Pres)
Best Pop – Dafina Zeqiri (Bloodah)
Best Female – Tuna (I asaj)
Best Directing (Regjia) – Nora ft. BimBimma (Gangsta)
Best Dance – Adrian Gaxha ft. Floriani (Ngjyra e Kuqe)
Best Pop Folk – Ermal Fejzullahu ft. Gena (Ajo)
Best Promo – Vesa Luma (24 orë)
Best Styling – Jeohna Sopi (Unë do t’i laj këmishat e tua)
Për karrierën e tyre u shpërblyen Fisnikët
Best Balad – Flori (Pa Jetë)
Best Duet – Elvana Gjata ft. 2po2 (Beso)
Best Performance – Tuna (I Asaj)
Best Video – Flori (Pa Jetë)
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com