TIRANE - Bashkia e Tiranë ka nxjerrë një vendim ku thuhet se do të hipotekohen 260 objekt, si e shkoni ju këtë vendim?
Çdo pallat ka kapacitetin e tij sa duhet të mbaj nga shtesat që janë bërë. Ndërsa Bashkia nuk ka sjellë asnjë dokumentacion të tillë , por vetme ka sjellë një projekt vendim.
Ne nuk na është dhënë asnjë lloj relacioni, por vetëm na është sjellë një listë me emra pa asnjë lloj dokumenti. E gjithë çështja e hipotekim është për efekt elektoral. Edhe në vendim thuhet që përfitojnë 50 mijë banorë dhe këtu është bërë ana politike e çështjes.
Çfarë pritet të sjellë kalimi i disa kompetencave tek minibashkitë?
Edhe kjo është një lëvizje politike. Këto kompetenca duhet të kishin kaluar më parë. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, nga mazhoranca u miratua personel shtesë në çdo strukturë e bashkim.
Ndërkohë para dy vitesh akuzon të numër shumë të madh të personelit në Bashkinë e Tiranës, ndërsa tani për çdo sektor në bashki ka shtuar 50 vetë personel. Kjo e gjitha bëhet për të hapur dyert për militantët para zgjedhjeve të qershorit.
Pse po bëhet pikërisht tani ulja e taksave për biznesin e vogël?
Ne kemi disa muaj që i kemi bërë thirrje Bashkisë së Tiranë, qeverisë, që të rishikojë tatimin për biznesin. Madje kjo është një kopje e keqe e programi që ka Partia Socialiste, për të ndihmuar biznesin e vogël. Kjo gjë duhet të ishte bërë më parë.
Ne si këshilltarë të Partisë Socialiste e kemi kërkuar me forcë heqjen e taksimit për biznesin e vogël. Sepse kjo e ndihmon këtë biznes, ndaj ne kemi kërkuar që të hiqet taksa për këtë biznes.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print)26.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com