Floriana Garo: “Jam tradicionale,
fëmijë vetëm pas martese”

Floriana Garo: “Jam tradicionale,<br />fëmijë vetëm pas martese”
Floriana Garo tashmë është një nga vajzat më të njohura të ekranit tonë. E ëmbël dhe me një buzëqeshje që të bën menjëherë për vete, vajza bukuroshe ka treguar se përveçse një imazh i dashur për kamerat është edhe një person që punon mjaft për të arritur profesionalizimin në ekran.

E nisi me motin ku vëmendja e publikut ishte maksimale, e më pas me emisionin e saj “Jo vetëm modë” arriti të realizonte një nga ëndërrat e saj në ekran, pikërisht atë të të pasurit një emsion të vetin, i cili në sezonin e tij të pare ka rezultuar mjaft i suksesshëm.

Mes këtyre fotove në plazh së bashku me Tedin, dashurinë e jetës së saj dhe një interviste tërësisht verore, Floriana shfaq jo vetëm linjat e saj të përsosura trupore, por edhe brendësinë e një shpirti po kaq në harmoni me format e jashtme.



Si po kalon vera e Floriana Garos?

Deri tani po kalon mirë. Megjithëse e kam mbyllur emisionin për këtë sezon, duhet ende të paraqitem në punë për parashikimin e motit. Gjatë fundjavave kam shkuar gjithmonë në plazh dhe jam relaksuar.
 
Sa të nevojshme janë pushimet për ty?

 Realisht janë të nevojshme. Çdo vit kam shkuar diku dhe pushimet jashtë Shqipërisë  më shijojnë shumë. Është një mënyrë e mire për tu shplodhur dhe për të shijuar kulturën e vendeve të tjera.
 
Vendi më i bukur që ke qenë deri tani?


Unë kam përzemër shumë vende, por pa dyshim New Yorku mbetet i preferuari im. Është një miks kulturash dhe shijesh të të gjithë botës. Është një vend që ka shpirt dhe që unë e dua shumë.



Cili vend të josh për të shkuar për pushime po që deri tani s’ke pasur mundësi ende?

Ka shumë vende që dua të vizitoj. Ndër to do të përmendja Afrikën e Jugut, Indonezinë, Izraelin, dhe Seychelles.

Këto vende janë larg kështu që në të ardhmen duhet të planifikoj kohë të posaçme për të ndenjur gjatë e t’i shijoj tamam.

Pushimet më të shtrenjta që ke bërë deri tani?

Pushimet më të shtrenjta janë ato me njeriun e zemrës, Tedin.

Vendi ideal për të kaluar një verë në çift sipas teje?

Në Kubë mbase, duke bërë plazh e duke kërcyer nën tingujt e muzikës, të çliruar nga çdo lloj stresi.

Çfarë të pëlqen të bësh kur je larg punës?

Të shëtis botën, të lexoj, të bëj shopping dhe të bëj plazh.



Fjalët me të cilat Tedi e zgjon Florianën nga gjumi?

Je shumë e bukur!

Sa i rëndësishëm është Tedi në jetën tënde?

Njeriu më i rëndësishëm në botë për mua. Nuk e imagjinoj dot jetën pa të.

Dasmën e keni vendosur kur do ta bëni?

Nuk e kemi vendosur ende.

E ke menduar si e dëshiron ceremoninë?

E dëshiroj madhështore, të paharrueshme, me të gjithë njerëzit prezentë që gëzohen për lumturinë tonë!

E ndjen dëshirën për tu bërë nënë?

E ndjej ndonjëherë. Vëllai im pret të bëhet baba së shpejti dhe kur shoh atë së bashku me nusen e tij aq të lumtur më vjen edhe mua dëshira për ta provuar këtë ndjesi të mrekullueshme!

Është vera ideale për ta ngjizur një fëmijë?

Jo pa u martuar. Jam tradicionale në këtë aspekt.



Kur do të nis sezoni i ri i “Jo vetëm modë”?

Sezoni i ri “Jo Vetëm Modë” nis në shtator. Jam shumë e kënaqur nga sezoni që shkoi dhe së bashku me stafi n tim na presin projekte të reja dhe interesante.

Kënaqësia më e madhe që të ka dhuruar ky emision?

Ka përmbushur ëndërrën time, që të kisha një emision timin dhe është pikërisht ajo që kam dashur të bëj. Kur shihja emisionet amerikane të modës, kurioziteteve dhe të rejave të shou-biznesit botëror, uroja me gjithë zemër të isha unë si ato prezantueset e zonja. Është gati e pabesueshme që e kam realizuar këtë dëshirë!
 
I plotësoi ekrani pritshmërite e tua, ku do të doje ta shihje tjetër veten, në çfarë formati?

Absolutisht që ky emision i ka plotësuar dhe përmbushur pritshmëritë e mia. Më pëlqen fakti që krahas të qenit prezantuese, jam edhebashkë-autore me Albert Dumanin dhe gjithçka e vendosim bashkë. Pra, janë idetë tona të shpalosura aty.

Është gjithashtu privilegj dhe kënaqësi të takoj e të intervistoj personazhe interesante dhe me shumë vlera në shoqërinë tonë e më gjerë.

Jetës tënde ideale të themi, çfarë i mungon, apo kjo që je dhe ke është gjithçka ke dashur?

Unë jam mjaft e lumtur me këto që kam, por nuk mund të them se nuk dëshiroj edhe disa gjëra të tjera. Këto gjëra nuk mund t’i bëj publike, sepse jam disi supersticioze (qesh). Shpresoj të më mirëkuptoni.

Kush është më shumë xheloz në çift, ti apo Tedi?

Nuk jemi xhelozë. Kemi besim tek njër- tjetri dhe kemi një dashuri të fortë që i superon ndjenjat e tjera më pak të rëndësishme.

Surpriza cili nga ju të dy bën më tepër?
 Tedi. Unë jam natyrë që më pëlqen t’i planifikoj gjërat ndërsa Tedi është spontan dhe surprizues.

Cila do të ishte arsyeja që do të të bënte të largoheshe për të jetuar nga Shqipëria?

Nëse nuk do të isha e përmbushur emocionalisht dhe profesionalisht.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron