Florida, "Irma" shkatërron 25% të
shtëpive, 65% të pabanueshme

Florida, shtëpive, 65% të pabanueshme">
Pasojat që la pas Uragani “Irma” kanë filluar të dalin tani.

Dy ditë pasi "Irma" u largua nga Florida Keys, autoritetet dhe banorët më në fund arritën të shkojnë në disa ishuj të martën.

“Ajo që ata gjetën ishte shkatërruese: Rreth 25% e shtëpive në zinxhirin e ishujve janë shkatërruar dhe 65% e tyre kanë pësuar dëme të mëdha”, tha të martën Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave.

"Në thelb, çdo shtëpi në Florida Keys ishte dëmtuar në një farë mënyre," tha administratori i FEMA, Brock Long.

Ende nuk është e qartë se sa viktima ka shkaktuar “Irma” në Florida.

 Zyrtarët e transportit po përpiqen të përcaktojnë nëse ura që lidh ishujt mund të përballojë çdo peshë.

Darwin Tabacco, i cili qëndroi në shtëpi  gjatë Uraganit “Irma”, është një nga banorët me fat.

Si ai dhe shtëpia e tij mbijetuan.

"Shumë njerëz humbën gjithçka", tha ai të martën në mëngjes.

"Ka shtëpi të shkulura nga bazamenti, ka shtylla elektrike të rrëzuara në të gjithë vendin, pemët janë krejtësisht të prishura, bizneset e njerëzve janë përmbytur, fushat u përmbyten, është e tmerrshme".

William Rose i tha CNN se familja e tij në Keys është e paarritshme.

Ai nuk është i sigurt nëse nëna, babai, gjyshja dhe halla tij kanë mbijetuar.

"Nuk kam ide, por po përpiqem të qëndroj pozitiv", tha Rose.

Vetëm  në Florida mbetën 9 milion njerëz pa energji.

“Irma”, e cila u shtri 650 milje nga lindja në perëndim, ka goditur të paktën nëntë shtete, duke i përmbytur rrugët e qyteteve, duke shkulur pemët dhe duke shkatërruar shtëpitë përgjatë rrugës.

Ndërkohë, fluturimet ajrore dhe spitalet pritet të rihapen sërish.

Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza