Flota amerikane drejt Paqësorit
Leon Panetta jep detajet

Flota amerikane drejt Paqësorit<br />Leon Panetta jep detajet
Singapor – Rreth 60% e flotës ushtarake amerikane do të zhvendoset në zonën e Paqësorit brenda vitit 2020. Deklarata vjen nga Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta gjatë një konference rajonale në Singapor, së bashku me të dhënat më të detajuara të bëra publike deri më sot në lidhje me këtë plan.

Sipas të dhënave të bëra publike nga sekretari amerikan, në Paqësor do të vendosen gjashtë aeroplan-mbajtëse, shumica e kryqëzorëve, destrojerëve, anijeve luftarake dhe nëndetëseve. Deri tani, raporti i vendosjes së flotës mes Paqësorit dhe Atlantikut është 50-50% dhe raporti i ri do të jetë 60-40% në favor të Azi-Paqësorit. Në galerinë e fotove bashkangjitur tregohet shpërndarja aktuale e forcave amerikane në glob.

Plani për zhvendosjen e vëmendjes së fuqisë ushtarake amerikane drejt Azisë dhe Paqësorit u bë i njohur nga presidenti Obama nëntorin e vitit të kaluar. Strategjia e re kërkon një forcë ushtarake më të zhdërvjellët, të aftë për të përballuar më shumë se një konflikt në të njëjtën kohë, të aftë për të lëvizur shpejt në pika të ndryshme të globit.

Panetta theksoi edhe njëherë se strategjia e re amerikane nuk përbën asnjë kërcënim për Kinën. Që kur kjo strategji u deklarua në fakt, komentuesit e ndryshëm e analizuan si një përballje e superfuqisë amerikane me Kinën, në një rajon ku aktiviteti ekonomik është mjaft konkurrent dhe mosmarrëveshjet për kufijtë detarë nuk mungojnë (kujtojmë incidentet e fundit mes Kinës dhe Filipineve në Detin e Kinës Jugore). Pekini nga ana e tij e ka shprehur qartë pakënaqësinë lidhur me këtë afrim te ‘gardhi i shtëpisë’ së flotës amerikane.

Dyshimeve në lidhje me realizimin e planit të ri në një kohë krize financiare e ekonomike, Panetta iu është përgjigjur se Pentagoni ka buxhete 5-vjeçare dhe se gjithë shpenzimet e strategjisë së re janë të parashikuara tashmë.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli