Fluks emigrantësh për festat
probleme në Bari |

Fluks emigrantësh për festat<br />probleme në Bari |
Rreth 8 mijë shtetas Shqiptar kanë vërshuar në portin e Barit për të festuar Krishtlindjet me familjet e tyre në Shqipëri. Një operacion që duket i thjeshtë por që nuk është edhe aq, për autoritetet portale të Barit.

Që prej orëve të para të mëngjesit të djeshëm një numër i madh personash ka mbërritur në portin e Barit për të prerë biletat për në vendin e tyre të lindjes. Emigrantët janë asistuar nga autoritetet portale dhe policia, por me sa është mësuar nuk kanë munguar polemikat. Udhëtarët protestojnë sepse kanë kaluar natën në automjetet e tyre pa asistencë, sidomos atë sanitare, nga ana e autoriteteve, protesta për rritjen e çmimit të biletës vetëm brenda pak orëve. Udhëtarët kanë denoncuar medieve persona që bëjnë radhën për të tjerët me pagesë, deri në 100 euro.

Përgjigjja nga ana e autoriteteve të Barit ka qenë e menjëhershme. Autoritetet janë shprehur se asistencë nuk ka munguar asnjëherë, mbi të gjitha ajo sanitare, ata sqaruan se kanë vënë në dispozicion zyrat e informacionit (Infopoint), në të cilat drejtohen për ndihmë shumë pak udhëtar. Rritjen e çmimit të biletës autoritetet e sqaruan me rritjen e çmimit të karburantit dhe me faktin se janë bileta të paprenotuara, pra të bëra në momentin e fundit. Për faktin e pranisë së sekserëve, autoritetet propozuan udhëtarët të bënin një denoncim, por të gjithë u tërhoqën nga deklaratat e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Miratohet propozimi/ Jo vetëm në listën e fiksuar, respektim i kuotës gjinore edhe në garën e hapur! Rirenditja e listës pas votës, 1 në 3 fitues të jetë grua

Miratohet propozimi/ Jo vetëm në listën e fiksuar, respektim i kuotës gjinore edhe në garën e hapur! Rirenditja e listës pas votës, 1 në 3 fitues të jetë grua