Në akset rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan” ka një fluks të madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, duke krijuar ngadalësim të qarkullimit, ka bërë me dije policia pasditen e kësaj të diele.
"Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por qarkullimi i tyre është ngadalësuar për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve",- thuhet më tej në njoftim e policisë të mbërritur pasditen e sotme.