Kakavijë-Pasi festuan Vitin e Ri me familjarët e tyre në atdhe, emigrantët po kthehen nëpër vendet ku jetojnë dhe punojnë. Për këtë arsye janë krijuar një fluks i madh emigrantesh në pikat kufitare. 

Nga pika kufitare e Kakavijës kanë dalë  4233 persona në drejtim të Greqisë , ndersa kanë hyrë për në Shqipëri 1350 të tjerë.

Për të përballuar në kohë këtë flusk emigrantësh, pala shqiptare punon me 3 sportele në dalje ndërsa pala greke më 2 në hyrje.

Pritet që fluksi i kthimit të emigrantëve në vendet e punës të vijojë.

Redaksia Online
M.D/Shqiptarja.com