Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive

Dhjetëra autobusë dhe furgonë me vizitorë nga Shqipëria kaluan paraditen e së shtunës në pikën kufitare të Morinës, me destinacion Brezovicën dhe Prevallën, dy pikat kryesore të turizmit të bardhë në Kosovë.

Vizitorët kryesisht nga Tirana por dhe qytete të tjerë thanë se pëlqejnë skijimin.

“Jemi grup shoqëror dhe po shkojmë për herë të parë në Brezovicë. Shpresoj të kalojmë mirë, pasi kemi dëgjuar për pistën e skive dhe natyrën e bukur  atje”, tha një i ri.

Ndërsa drejtues të agjencive turistike shprehen të pakënaqur me mungesën e menaxhimit dhe mosrespektimin e disa rregullave nga policia kufitare, një kohë që numri i vizitorëve nga Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme.

“Ne këtu në doganë po presim se ka rënë sistemi, s’ka energji por përpos kësaj kemi shumë probleme në Brezovicë sepse policia nuk i lejon atuobusët të afrohen afër pistën dhe i lëmë pasagjerët larg dhe ata duhet të ecin në këmbë”, tha Angjelo Malushi, operator turistik.

Qendra e skive “Brezovica” në malet e Sharrit ofron një kombinim unik të natyrës mahnitëse, pistave të skijimit të përshtatshme për të gjitha moshat, kushte të mira akomodimi në hotele e restorante dhe gatime tradicionale.

R.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë