Fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës zgjedhin Durrësin e Tiranën për të festuar Pavarësinë: Jemi një

Në 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë duket se qytetarët e Kosovës kanë ‘braktisur’ Kosovën dhe i janë drejtuar Shqipërisë. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në pikën e kalimit kufitar në Morinë ka pasur një fluks të dendur të automjeteve që janë drejtuar drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën.

Shumë qytetarë kanë zgjedhur që të festojnë në Shqipëri, ku me qindra makina e dhjetëra autobusë kaluan pikën e kalimit kufitar për të shkuar drejt Durrësit e Tiranës. Qytetarët thonë për Report Tv se kanë zgjedhur që të kalojnë një fundjavë në bregdet.

Ata nuk shohin ‘vija ndarëse’, por festimet për ta janë njëjtë si në Kosovë e si në Shqipëri.

“Për Durrës. Do kalojmë fundjavën. Urime. Pse nuk keni festuar në Kosovë po në Shqipëri? Po njëjtë është, një jemi.

Jemi t’u shkuar për ekskursion, shëtitje, edhe për me festuar pavarësinë. Urime të gjithë shqiptarëve.

Në Shqipëri, po shkojmë në ekskursion. Pse nuk e festoni në Kosovë? Po njëjtë, si në Kosovë si në Shqipëri.

Në Durrës, Vlorë, Berat. Me festuar pavarësinë. Pse nuk e festoni në Kosovë? Bën edhe atje edhe këtu, njëjtë është”, thonë disa prej qytetarëve për Report Tv.

Punonjësi i një agjencie turistike tregon se destinacione të preferuara kanë qenë edhe Kroacia apo Stambolli, por gjithsesi Shqipëria mbetet më e kërkuara

“Në Durrës, për një vizitë, kemi një grup të organizuar. Ka shumë për Shqipëri, por ka edhe në Kroaci, Stamboll. Urime Pavarësia”, thotë ai.

Kalimet bëhen pa kontroll në Morinë, sipas marrëveshjes së dy qeverive për festat dhe fundjavat.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beratasi: 18/02/2024 00:07

    Bravo Shqiptaret e Kosoves! Nuk e harrojne qe jemi nje popull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren