Këtë të diel është shënuar fluks në Portin Detar të Durrësit.
Pas orës 11:00 mbërritën në port 2 tragete të linjës Bari-Durrës. Me to erdhën 3906 udhëtarë dhe 807 automjete.Tragetet nga dita e enjte deri sot kanë lundruar “dopio corso”, që do të thotë se kanë bërë nga 2 rrugë në 24 orë.
E njëjta mënyrë do të ndiqet edhe gjatë kësaj jave. Nga e enjtja deri të dielën e ardhshme do të lundrojnë “dopio corso”. Sot pritet të mbërrijnë edhe 3 tragetë të tjerë, 1 nga Ankona dhe 2 nga Bari me rreth 5700 udhëtarë.
Në portin e Durrësit po punohet me 16 sportele policie kurse në Bari vetëm me 4 deri 5 sportele.