Fluks në portin e Durrësit, emigrantët kthehen pranë familjeve për festa (VIDEO)

Fluks në portin e Durrësit,  emigrantët kthehen pranë familjeve për festa (VIDEO)

Makina në portin e Durrësit

Emigrantët po kthehen në Shqipëri për festat e fundvitit. Në portin detar të Durrësit ka një gjallëri të pazakontë në këtë periudhë pandemie, kur prej muajsh lëvizja ka qenë e kufizuar.

Gjatë tre ditëve të fundit, tragetet kanë transportuar udhëtarë dhe automjete me 50% të kapacitetit të tyre. Këtë të hënë mbërritën nga porti i Barit dy tragete me 1930 udhëtarë dhe 450 automjete.

"Kontrollojnë , masin temperatirën . Situata është në përgjithësi. Shpresën e kemi tek Zoti”, shprehet një emigrante. Testin e COVID-it që kemi deklaruardhe kaq. S’është se kemi patur shqetësime”, shprehet një emigrant shqiptar.

“Në Shqipëri se di , por andej nga vi ka shumë rregulla, e kanë kulturë vetë njerëzit në rradhë të parë. Kemi ardhur për festa e do të kthemi prap”, shprehet një emigrant tjetër.

Edhe pse të rrezikuar nga Covid-19, ata kanë ndërmarrë këtë udhëtim për të festuar me familjarët. Pritet që dhe tre ditët në vazhdim të ketë fluks në portin e Durrësit.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë