Fluks pasagjerësh në Portin e Durrësit, mbi 10 mijë udhëtarë në ditët e para të korrikut/FOTO

Fluks pasagjerësh në Portin e Durrësit, mbi 10 mijë udhëtarë në ditët e para të korrikut/FOTO

Porti i Durrësit

Gjatë ditëve të para të muajit korrik në portin e Durrësit ka pasur një flus të madh të udhëtarëve dhe makinave.

Burime nga Autoriteti Portual Durrës bëjnë me dije se në 5 ditët e para të korrikut, 10.674 udhëtarë janë transportuar me tragete.
Shtatë tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona kanë transportuar 10.674 udhëtarë dhe 2.039 autovetura gjithsej.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave, në periudhën 1-5 korrik të këtij viti, tragetet janë shfrytëzuar nga 6997 udhëtarë me 1485 autovetura, që kanë mbërritur në Durrës.

Ndërkaq nga Durrësi janë nisur më pak udhëtarë dhe automjete, përkatësisht 3677, me 554 autovetura gjithsej.

Këto ditë ka nisur të aplikohen shtesa në lundrimet e trageteve për shkak të rritjes së pritshme të fluksit të udhëtarëve, kryesisht turistë dhe bashkëatdhetarë që mbërrijnë për pushime pranë famijeve të tyre në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja