KUKES-Mëngjesin e sotëm ka pasur një fluks qytetarësh nga Kosova në pikëkalimin kufitar të Morinit, që i janë drejtuar Shqipërisë për të kaluar fundjavën. Në doganën e Morinit po punohet me 5 sportele.

Nga mëngjesi i sotëm e deri rreth orës  10:00 në pikën e Morinit kanë kaluar rreth 1000 shqiptarë nga Kosova. Sipas policisë kufitare vetëm gjatë ditës së shtunë dhe orëve të para të së dielës kanë hyrë në Shqipëri 7 mijë shqiptarë nga Kosova.

 

d.b/shqiptarja.com