Fluks për pajisjen me pasaporta në Vlorë, emigrantët dynden në ditët e fundit për dokumentet

Qytetarët e Vlorës prej ditësh po përballen me radhë pritje në zyrat e aplikimit për dokumentet biometrike. Fluksi i aplikimeve nga qytetarët është bërë i papërballueshëm për sportelet që ofrojnë shërbim. Sipas qytetarëve në këtë pikë 12 sportele, por funksionale janë vetëm gjysma e tyre.

"Nja dy orë po.. unë jam 65 aty është 21 që në mëngjes deri tani. Ja urdhëro ca rrëmuje bëhet edhe ata po ecin shumë avash. Këtu kam dy orë aty ka mbi një orë nr. 16, po rri. Nga futen njerëzit nuk e di. E kanë për detyre të thërrasin numrat. Ne rrimë këtu aty futen njerëz. Unë kam qysh pardje, erdha dje edhe sot asnjë gjë. Jam nr 65. Numrat nuk thërriten.. ja është rrëmujë. Unë erdha pardje kam ndenjur 4 orë e gjysmë, ika. Erdha prapë s’e bëra dot. Prapë sot e njëjta gjë, s’ka rregull. Po të kesh sportele futen njerëzit nga 4 e nga 5."

Qytetarët shprehen të shqetësuar pasi shumë prej tyre do duhet të largohen nga vendi në pak ditë dhe koha nuk premton që të presin për dokumentet. Ambientet e reja të aplikimit për dokumente biometrike  u inaguruan rreth një muaj më parë, në 9 gusht, pikërisht me qëllimin për të ofruar shërbim me cilësor dhe shmangur radhët e gjata, por problematikat vijojnë të jenë ende prezente.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenicë: 18/09/2019 21:55

    Po Jorgot vlonjate ç ne keshtu? Jorgot dhe Harallampet vlonjate sikur i kanë lene pasaportate shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë