Shtohet fluksi i pacientëve në Poliklinikën Qëndrore të qytetit të Fierit pas instalimit të sistemit të ri me planifikim. Të shumtë janë personat që vijë për tu vizituar, ndërkohë që data e vizitës është e përcaktuar në data të mëvonshme.
Instalimi i këtij sistemi, ka krijuar konfuzion tek të sëmuret, por edhe tek stafi mjekësor.
Ndërsa drejtoresha e kësaj Poliklinike, Greta Gjini, ka kërkuar mirkuptimin e qytetarve dhe ju bën thirje që të ndjekin këshillat e dhëna nga mjeku i familjes.
Një sistem i tillë prej kohësh është aplikuar në Tiranë, ku shpesh janë krijuar probleme si pasojë e orareve të vizitave.
Komento