Fluks vizitash në pediatrinë e 
Fierit dhe Vlorës, situatë alarmante

Fluks vizitash në pediatrinë e <br />Fierit dhe Vlorës, situatë alarmante
Spitali i fëmijëve në Fier dje dhe sot ka pasur një fluks të madh vizitash.
 
Dhjetëra fëmijë të prekur nga virozat e stinës të shoqëruar nga prindërit qëndrojnë me orë duke pritur të marrin shërbimin shëndetësor nga e vetmja mjeke pediatre që duhet të përballojë këtë fluks vizitash.
 
Temperaturë, e të vjella janë disa nga simptomat e fëmijëve, ndërsa një pjesë e tyre janë shtuar në spital dhe të tjerë presin radhën për t’u vizituar.

Ndërsa dyndje vizitash ka pasur edhe në Spitalin e Vlorës. Shifrat i bën të ditura mjeku i urgjencës Servet Bejkollari  i cili shprehet se shtretërit në urgjencën e Vlorës janë të tejmbushur. Sipas tij është hera e parë që ndodh një fluks i tillë në urgjencën e Vlorës, kjo pasi edhe qendrat shëndetësore të lagjeve janë të mbyllura për shkak të festave të fundvit dhe kjo ka bërë që çdo person i cili ka probleme me shëndetin t’i drejtohet urgjencës së spitalit të Vlorës.
 
Sipas mjekut të urgjencës, situata është alarmante duke filluar që prej datës 31 dhjetor deri me sot ku pacientët paraqiten më tepër me temperaturë të lartë.
 
Sipas tij çdo ditë mund të ketë 20 deri në 30 shtrime dhe deri në 90 vizita.

“Situata është alarmante duke filluar që nga data 31, 1, 2 sot data 3 është një fluks i jashtëzakonshëm. Shumë raste me temperaturë. Ndoshta alarmante mund të jetë për arsye sepse nuk punojnë në lagje. Në ditë mund të ketë 20, 30 shumë edhe vizita ka shumë, 80, 90 në ditë” shprehet Bejkollari.
 
E njëjta situatë paraqitet edhe në pediatrinë e Vlorës ku sipas mjekut pediatër Mikel Pema fakti që shërbimi ambulator është pushim ka rritur numrin e fluksit në pediatrinë e Vlorës.
 
“Situatat ditët e para të janarit është si gjithmonë një situatë me probleme. Fakti që shërbimi ambulator është pushim rrit numrin e fluksit në spitalin e Vlorës, kjo është e përvitshme tek ne. Situata shëndetësore është ende gripale, me temperatura të larta dhe të vjella, dhimbje koke paraqiten fëmijët. Numri i vizitave në ditë shkon 80-100”, tha Pema.
 
Por sipas Pemës po hospitalizohen rastet më emergjente duke i mbajtur nën kujdes dhe rastet të cilat nuk janë shumë emergjente po lihen në kujdesin familjar me këshillat nga mjeku. Edhe ne pediatri numri i vizitave shkon në 90 kurse shtrimet në 20 në ditë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Kërcënonte se do të vriste Donald Trump, arrestohet një person në Arizona, vizitoi tubimin elektoral në gusht

SHBA/ Kërcënonte se do të vriste Donald Trump, arrestohet një person në Arizona, vizitoi tubimin elektoral në gusht