Fluksi i emigrantëve, BE pritet të
japë 300 mln € për vendet e prekura 

Fluksi i emigrantëve, BE pritet të<br />japë 300 mln € për vendet e prekura 
Bashkimi Evropian është duke u përgatitur për të shpenzuar qindra miliona euro në ndihma humanitare, pasi Greqia po lufton për të përballuar një fluks të emigrantëve.

Sipas planeve që do të paraqitet të mërkurën, fondet e BE-së do të shpërndahen në Evropë në të njëjtën mënyrë si janë përdorur për të ndihmuar krizat jashtë bllokut. OKB-ja ka paralajmëruar për një katastrofë humanitare të shkaktuar nga vetë BE-ja, në kufijtë e Greqisë.

Mijëra azilkërkuesve mbeten të bllokuar në kufi me Maqedoninë.Zyrtarët e BE-së kanë thënë se do të ndahen 300 milionë euro. Në tërësi, 700 milionë euro do të jetë në dispozicion më shumë se tre vjet. Megjithatë sipas ekspertëve zgjidhja më e mirë është një plan i detajuar me Turqinë, për të ndihmuar në fluksin e emigrantëve.

Greqia i ka kërkuar Komisionit Europian gati 500 milion euro ndihmë për t'u kujdesur për 100.000 azilkërkuesit. Rreth 24,000 emigrantë në Greqi kanë nevojë për strehim dhe më shumë se 8,000 janë bllokuar në kusht të mjerueshme në kufi me Maqedoninë.

Kalimi në Idomeni është mbyllur pas protestave nga emigrantët të dëshpëruar për të vazhduar udhëtimin e tyre në vendet veriore të Evropës, veçanërisht Gjermani. Pavarësisht mbylljes së kufirit, mijëra emigrantët të tjerë vazhdojnë të shkojnë në Idomeni.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi