Fluksi i emigrantëve, paralajmëron
Austria: Do vendosim ushtrinë

Fluksi i emigrantëve, paralajmëron<br />Austria: Do vendosim ushtrinë
Edhe pse kanë qasje të përbashkëta, BE duket se nuk po gjen dot paqe për sa i takon çështjes së emigrantëve.

Dy shtetet si Franca dhe Spanja kanë deklaruar se nuk e mbështesin idenë e lejimit të zbarkimit të refugjatëve në portet e tyre.

Ndërkohë lidhur me këtë çështje Austria ka kërcënuar se do të vendosë ushtrinë në Brenero nëse fluksi i emigrantëve nga italia në drejtim të saj nuk do të reduktohet.
Ka qënë pikerisht ministri i Mbrojtjes Hans Peter Doskozil që ka paralajmëruar këtë masë për të përditshmen “Kronen Zeitung”.

Besoj se shumë shpejt do të na duhet të vendosim kontrolle në kufij dhe do të ketë nevojë për një angazhim të ushtrisë. Austria është gati të vendosë deri në 750 ushtarakë në Bernero nëse fluksi i emigrantëve nga Italia nuk bie”, ka thënë ministri.

Ndërkohë, presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker do të jetë këtë të martë në seancën plenare të Parlamentit Europian për një debat politik mbi masat për të lehtësuar presionin e flukseve migratore.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash