Fluksi i emigrantëve, Rama:
Të merren masa për festat

Fluksi i emigrantëve, Rama:<br />Të merren masa për festat
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka tërhequr sot vëmendjen e institucioneve shtetërore për të përballuar situatën që krijohet nga fluksi i qytetarëve në kufi për festat e fundvitit.

“Radhët e gjata duhet të jenë në vëmendje të institucioneve që kanë në varësi këto shërbime. Tërheq vëmendjen që për shkak të kësaj situate të krijojnë lehtësi dhe kushte më të favorshme për të përshpejtuar ritmin e shërbimit të emigrantëve shqiptarë”, ka thënë Luan Rama.

Ai ka theksuar gjithashtu, se shërbimet e policisë kufitare duhet të ofrojnë një shërbim të shpejtë dhe me korrektësi në mënyrë që të evitohen radhët në kufi.

“Tërheq vëmendjen për shërbimet e policisë kufitare dhe të qarkullimit rrugor e doganor dhe gjendjes civile që të kenë në vëmendje qytetarët shqiptarë të ofrojnë lehtësi dhe të bëhen shërbimet sa më shpejt dhe me korrektësi maksimale” ka theksuar Luan Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kavajë/ Aksidentuan për vdekje këmbësorin, në pranga 54-vjeçari Italian, në kërkim pasagjeri

Kavajë/ Aksidentuan për vdekje këmbësorin, në pranga 54-vjeçari Italian, në kërkim pasagjeri