Mali i Zi ka vendosur të dërgojë trupa ushtarakë në kufirin me Shqipërinë. Arsyeja është parandalimi i fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Lajmin e bën të ditur ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi ku thuhet se siguria do të arrihet nëpërmjet kontrollit me patrulla të përbashkëta.
Trupat malazeze do të përdoren nga e enjtja për të kontrolluar rajonin kufitar dhe kufirin shtetëror me Republikën e Shqipërisë pranë pikës doganore të Bozhaj. Siguria kufitare do të sigurohet nga patrulla të përbashkëta të policisë dhe Forcave të Armatosura që do të parandalojnë kalimet e paligjshme drejt Malit të Zi, si dhe veprimtari të tjera të paligjshme në rajonin kufitar”.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi.
Shqiperia duhet te mbylli kufijt...mos lejoni te hyjne keto rraca, ndryshe do ta shkaterroni vendin tone jemi popull i vogel...
Përgjigju