Fluksi i emigrantëve, Merkel: 
Të sigurohen kufijtë e Shqipërisë

Fluksi i emigrantëve, Merkel: <br />Të sigurohen kufijtë e Shqipërisë
Angela Merkel i ka kërkuar Shqipërisë dhe Maqedonisë që të sigurojnë kufirin me Greqinë për të mos lejuar kalimin e refugjatëve.

Gjatë një konference të përbashkët me sekretarin e OKB-s, Ban Ki Moon, Merkel u shpreh se kufiri i Shqipërisë me Greqinë duhet të jetë i sigurt. “Të sigurohen kufijtë e Shqipërisë dhe Maqedonisë me Greqinë. Për azilkërkuesit duhet të sigurohet strehimit por fillimisht kemi shumë nevojë që kufijtë e Shqipërisë dhe Maqedonisë të jenë të sigurt” - u shpreh kancelarja gjermane.

Këto deklarata të Angela Merkel vijnë vetëm pak ditë pasi autoritetet shqiptare kanë nisur të kontrollojnë kufirin me Greqinë për të mos lejuar kalimin e refugjatëve.

Prej ditësh flitet se një valë emigrantësh pritet ti drejtohen Shqipërisë, pasi ata janë bllokuar në Greqi. Më problematike situata paraqitet në kufirin me Maqedoninë, por një rrezik i tillë pritet të përfshijë edhe Shqipërinë.

Aktualisht policia po kontrollon të katër pikat kufitare me Greqinë, atë të Kakavijës, Kapshticës, Tre Urat dhe Qafë-Botës. Në konferencën me Sekretarin e OKB-s, Merkel theksoi se çelësi për zgjidhjen e krizës me refugjatët është marrëveshja me Turqinë dhe jo mbyllja e kufijve brenda BE-së. Por një marrëveshje përfundimtare me Turqinë ende nuk është arritur.

Intervista për SWR, Merkel: Të mbrojmë kufijtë nga emigracioni i paligjshëm
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, është shprehur gjatë një interviste për Radion gjermane “SWR” se 28 vendet e BE kanë rënë dakord për mbrojtjen e kufijve nga emigrantët e paligjshëm.
 
Në një kohë kur vala e emigrantëve siriane pritet të godasë Europën, duket se pozicionimin i vendeve të Bashkimit Europian do të jetë për forcimin e kufijve. “Ne kemi shënuar progres në bisedimet me Turqinë për trajtimin e fluksit të emigrantëve. Pas samitit mes BE dhe Turqisë, 28 vendet anëtare të bllokut europian, janë dakord që ne të mbrojmë kufijtë nga emigrantët e paligjshëm. Detyra jonë tani është se si ne mund të ndalojmë emigracionin e paligjshëm, pasi ky fenomen po shfrytëzohet nga trafikantët dhe kontrabandistët e qenieve njerëzore dhe njëherazi ne duhet të ndajmë edhe përgjegjësitë tona humanitare”, u shpreh Merkel.
 
Edhe Ballkani Perëndimor rrezikohet të preket nga vala e emigrantëve sirianë. Shqipëria dhe Maqedonia janë dy vendet potenciale për tu përballur me këtë fluks.

Nga ana tjetër, Bashkimi Europian është ende në diskutime për hartimin e planit që do të bënte të mundur zgjidhjen e krizës së emigrantëve në Europë. 

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi