Fluksi i emigrantëve të paligjshëm në Britani, Braverman e ashpër: Avokatët që i ndihmojnë të burgosen! S’mund të bëjmë një sy qorr e një vesh shurdh

Fluksi i emigrantëve të paligjshëm në Britani, Braverman e ashpër: Avokatët që i ndihmojnë të burgosen! S’mund të bëjmë një sy qorr e një vesh shurdh

Suella Braverman

Emigrantët e paligjshëm që shkojnë drejt Britanisë së Madhe ka qenë sërish kryefjalë e autoriteteve britanike por edhe nga kabineti qeveritar.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar e ashpër në deklaratën e saj të fundit teksa ka komentuar këtë ngërç. Braverman ka thënë se avokatët që ndihmojnë azilkërkuesit për të kryer procedura të mashtrimit të emigracionit duhet të futen në burg. Sipas saj, ata janë kriminelë e mashtrues të cilët u kanë treguar emigrantëve mënyra sesi të futen në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe.

Ajo i është përgjigjur edhe kritikëve që më herët kanë akuzuar se Britania është mjedis armiqësor për azilkërkuesit duke thënë se askush nuk mund të përfitojë nëpërmjet mashtrimeve.

“Këta të ashtuquajtur avokatë të emigracionit, janë ekspozuar shumë fuqishëm si kriminelë dhe mashtrues, duke i trajnuar emigrantët se si të gënjejnë për të kaluar sistemin tonë. Ne duhet të sigurojmë që ndaj kësaj lloj sjelljeje të mos bëhet një sy qorr, por, në fakt, të kemi një mjedis armiqësor për ata që kërkojnë të minojnë dhe thyejnë rregullat tona”, ka thënë ndër të tjera.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/08/2023 03:25

    Yep,fjetem shqipo e u gdhime /kosovare/,na mbyten /hasmerite/ te qena te paqena,na mbyten /borxhet/ per te kaluar kanalin,por cuditerisht te vetmen menyre per t'i shlyer njohim shtepite e barit,kemi prinder e te aferm qe i deklarojme si /te semure,ose keq ekonomikisht/vetem kur arrestohemi dhe te vetmen menyre qe njohim per t'i ndihmuar eshte te shesim droge,jemi /te keputurit/ e Evropes,por i kemi gati parate deri dhe dhjetra,mijera dollare per nje ID,apo pashaporte fallse,vjedhim shtetin me korrupsion e te tjera,por fale ketyre avokateve kerkojme /azil politik/!!

    Përgjigju
  • Berti legeni: 06/08/2023 22:56

    Te dhimbsen angleset o berti hajdari e te q ty dhe ata bashke o lepires k

    Përgjigju
  • Pitkini: 06/08/2023 20:52

    Maksimumi 50 vjet,kjo e familja e saj afrikane ,kane per te ‘kolonizuar’ Angline dhe deri atehere kësaj i duhet të demostrojë se është më angleze se anglezët dhe rracë ‘më e pastër’ se ata. A do ‘e hajnë karremin’ thua anglezët dhe t’i mbajnë shpresat tek kjo emigrante se si duhet ‘luftu’ emigracioni ilegal dhe duhet ruajtur Anglia nga ‘dyndjet’ e rracës më autoktone të Europës siç është rraca shqiptare.!?

    Përgjigju
    • Mario: 07/08/2023 10:06

      rracat autoktone vinin te gjitha nga afrika ne europe edhe ne kohen e jul cezarit

  • Koli: 06/08/2023 20:46

    Thyja koken shqipove me targa te verdha se tek ne ska shtet.

    Përgjigju
  • Turi: 06/08/2023 20:16

    Hahahah kjo po qe ka te drejte se eshte Britanike e paster . E ka pyetur ndonjehere veten kjo palacua nga ka ardhur familja e saj ? Do zoti qe vendet e Afrikes behen te pavarur nga keta kolonizatoret Anglez dhe Francez dhe pastaj nuk do te kene arsye te largohen nga vendi i tyre , dhe pastaj dua ti shikoj se cfare do te bejne pa emigrant keta legenat

    Përgjigju
    • Alberti: 06/08/2023 21:30

      O Turi te paska hy keq huri

    • Mario: 06/08/2023 20:42

      ne cilen kohe jeton se ma hoqe turin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni