Fluksi i lartë i automjeteve këtë fundjavë të dytë të muajit gusht ka krijuar situatë kaotike në aksin kombëtar Laç–Lezhë.
Prej orës 10:00 të mëngjesit, janë formuar radhë kilometrike automjetesh, ndërsa pika më problematike paraqitet në rrethrrotullimin e Fushë Milotit.
Qytetarët po presin me orë të tëra të bllokuar në trafik, nën temperatura përvëluese mbi 40°C.
“Kam një orë që po pres këtu. Kam dalë prej aeroportit në orën 11 dhe po pres këtu.”, u shpreh një qytetar.
“Unë jam tashmë dy orë e gjysmë, kam ardhur prej New Yorkut mbarova. Jam e lodhur prej 24 orësh. Edhe temperaturat na mbytën”, shtoi një grua.
Ata shprehen të revoltuar për situatën, e cila është rënduar më tej nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, që sipas autoriteteve rrezikon shembjen.
“Po pres që katër orë, vapë e madhe. Kjo është katastrofë.”, tha një tjetër.
“Prej mëngjesit, vijmë prej Vushtrisë për të bërë plazhin në Shqipëri. Trafik, tmerr. Nuk është normale. Ndoshta në mbrëmje do mbërrijmë, asnjëherë s’më ka ndodhur të pres kështu. “, tha një qytetar nga Kosova.
“Kam 7 orë që po pres, jam nisur prej Vushtrisë. Nuk është normale. S’po dimë se si të kthehemi tani“, shtoi një tjetër.
Xh.D/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Dhjetor, 19:08
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?
-
Po
54.1%
-
Jo
38.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 839
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Plagosja me armë zjarri në Mamurras, identifikohen dy autorët 18-vjeçar (EMRAT)
18 Dhjetor, 11:12
-
Aksident në aksin Lezhë–Milot, mjeti përplas të moshuarën teksa po kalonte rrugën
17 Dhjetor, 18:04
-
Lezhë, krijimtaria më e mirë e Pashk Përvathit me 82 piktura tashmë në një galeri të re arti
17 Dhjetor, 17:25
-
Lezhë/ I riu qëllon me armë 50- vjeçarin, shkak xhirimi i gomave të mjetit, në kërkim autori
17 Dhjetor, 17:14
-
Kukës/ Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganën e Vërmicës
16 Dhjetor, 21:40
-
Lezha miraton buxhetin 2.54 mld lekë, Ndreu: 59 % e tij shkon për investime publike, në fokus infrastruktura rrugore
16 Dhjetor, 09:23
-
Nis riparimi i ujësjellësit të dëmtuar në Mirditë! Tubacioni u dëmtua si pasojë rreshqitjes së një masivi shkëmbor në zonën Fanit
15 Dhjetor, 11:07
-
Lezhë/ Hodhën sende në fushë gjatë një ndeshje në stadiumin e Laçit, nis hetimi për 3 persona
14 Dhjetor, 12:45
-
Erozioni detar ‘përpin’ bregdetin e Kunës në Lezhë, stuhitë detare rrëzojnë pishat! Eksperti i Mjedisit: Laguna po shkon drejt shpërbërjes
14 Dhjetor, 10:40
-
Trafik kilometrik në rrugën nga Tirana drejt Elbasanit (VIDEO)
13 Dhjetor, 18:23
-
Tenton të arratiset nga burgu i ShënKollit, 31-vjeçari kapet 500 metra nga rrethimi dhe kthehet në qeli (EMRI)
13 Dhjetor, 17:50
-
'Mbreti' i tryezës së Vitit të Ri, fermerët bëhen bashkë për Panairin e gjelit të detit në Zadrimë: Të shitet gjatë gjithë vitit! Çmimi nga 700-1000 lekë/kg (VIDEO)
13 Dhjetor, 10:28
Po pse vini ne ket vend te poshter ketu asgje Nuk funksionon. Nuk behemi shtet kurr
Përgjigju