Oraret e kthimit nga plazhi si dhe fluksi i lartë i pushuesve dhe turistëve që zgjedhin të qarkullojnë dhe vijnë në Vlorë me automjetet e tyre ka bërë që orët e pasdites në aksin nacional Vlorë-Orikum të kishte trafik të rënduar.
Radha kilometrike të automjeteve fillonte nga Orikumi dhe përfundonte në Vlorë duke vijuar në Lungomare, Bulevardin e Vlorës dhe Transballkanike. Pavarësisht se është në dispozicion dhe rruga e bypassit të Vlorës sërish të gjithë zgjedhin të qëndrojnë prej minutash në trafik duke penalizuar edhe të tjerët por edhe segmentet rrugore të qytetit.
E pamundur tashmë të udhëtosh në disa akse rrugore në oraret e pikut si paradite por edhe pasdite.