'Fluturoi' 100 metra me makinë, shqiptari aksidentohet rëndë, por arrestohet

'Fluturoi' 100 metra me makinë, shqiptari aksidentohet rëndë, por arrestohet

Pamje nga aksidenti

Në 29 prill 2018 rreth mesnatës një shofer 24 vjeçar papritur mori kthesën djathtas në magjistralen afër Rhein-Neckar (Gjermani). Automjeti i tij u përplas me mburojat anësore dhe me një shtyllë betoni derisa vetura lëvizi edhe 100 metra tjera për t’u ndaluar mbi një pemë.

Dëmet e shkaktuara llogariten në 28 mijë euro, shkruan mrn-news.de, përcjell albinfo.ch. Shkaktar i aksidentit ka qenë alkooli dhe shpejtësia tej normave.

24 vjeçari nga Shqipëria e kishte marrë veturën pa lejen e pronarit. Këtu bëheshte fjalë për një shqiptar që gjithashtu qëndronte ilegalisht në Gjermani. Duke mos pasur edhe një adresë banimi në Gjermani, ndaj shqiptarit është shqiptuar masa e paraburgimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq