Bardhi e zëvendësoi me Ina Zhupën te Komisioni i Medias, largohet nga grupi i PD-së Flutura Açka: S’mund të bëj sehir kur minohet demokracia

Bardhi e zëvendësoi me Ina Zhupën te Komisioni i Medias, largohet nga grupi i PD-së Flutura Açka: S’mund të bëj sehir kur minohet demokracia

Flutura Açka

TIRANË- Pas Enkelejd Alibeajt dhe Arbi Agalliut, një tjetër deputete nga radhët e mbështetësve të ish-kreut të PD-së Lulzim Basha, është larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Deputetja Flutura Açka ka njoftuar kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla se largohet nga grupi parlamentar i PD-së, si dhe ka dorëzuar dorëheqjen nga Drejtimi i Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, komision të cilin e drejtonte që prej vitit 2021.

Largimi i saj ka ardhur pasi kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi më 22 korrik ka bërë kërkesë për largimin e Açkës, dhe zëvendësimin e saj me Ina Zhupën si kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.

Açka thotë se nuk mund të bëj sehir kur minohet demokracia.

Postimi i plotë

Nga dje ra dhe maska e fundit, tani ju ka mbetur edhe akti i fundit, Komisioni AntiSPAK

Por unë nuk dua të bëj sehir minën ndaj demokracisë, ndaj largohem nga Grupi i PD

KUVENDI

Nr. ______prot. Tiranë, më 24 korrik 2024

Lënda: ​

1. Dorëheqje nga Drejtimi i Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik

2. Largim nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike

Drejtuar: ​

Znj. Lindita NIKOLLA

​​​Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

​E Nderuara, zonja Nikolla

Sikurse edhe jeni në dijeni, në mbledhjen e parë të këtij sesioni parlamentar (në janar të këtij viti) të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, të cilin e drejtoj qysh prej vjeshtës së vitit 2021, ndodhi një incident i pakëndshëm me një grup kolegësh të Opozitës, mes tyre edhe drejtues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Nga ajo kohë, sulmet e fshehta dhe të hapura ndaj personit tim nuk lanë reshtur, me të gjitha format dhe mjetet dhe shkakun e vetë: qasjet e ndryshme të sjelljes politike opozitare.

Edhe pse në këto kushte të padrejta, jam përpjekur të përmbush detyrimin tim kushtetues në mbarëvajtjen e punës së Komisionit Parlamentar që drejtoj.

Ndaj, në respekt të çdo demokrati të ndershëm që kam njohur në jetën time dhe në detyrim të idealeve për të cilat u themelua Partia Demokratike në kapërcyell të 90’tës, jam e detyruar të mos e pranoj më gjendjen e pashëndetshme të krijuar nga presionet politike rreth meje.

Në marrëdhënien time politike me Partinë Demokratike, jam udhëhequr vetëm nga parime të larta dhe në shërbim të aksionit opozitar, pa prekur lirinë time vetjake. Ndaj:

Që të mos jem më pjesë e alibisë së shkatërrimit të Opozitës, të cilën e ndanë dhe e shqyen para syve tanë personazhe me etje të pangopur politike;

Që të mos hesht përballë minimit që po i ndodh demokracisë shqiptare nga bashkëpunimi me pushtetin dhe në dëm të interesave demokrate e kombëtare, të një grupi të vogël opozitar me parime qokash dhe moral të dyshimtë politik;

Që të shfaq qartë dhe e pandikuar para demokratëve, votuesve dhe shqiptarëve - të cilët ende besojnë te politika e pastër - aksionin tim personal si opozitare ndaj kundërshtarit tonë të përbashkët politik, pa u ndikuar nga fryma që ka kapluar tashmë prej vitesh Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike;

Që të mos hesht përballë intrigave e makinacioneve të paprincip të personave të caktuar në Opozitë, të cilët, me betejat e tyre të rreme, e kanë diskretituar shpesh aksionin opozitar;

Deklaroj nga sot:

- Dorëheqjen time si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.

- Largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Me respekt,

​​​​​​DEPUTETE

​​​​​​Flutura Açka

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rumani.E: 25/07/2024 08:48

    Duhet te kishe dhene dorheqjen me kohe nga posti i deputetit. Je bere deputete pa e merituar qe ne fillim. Keshtu qe largohu fare qe aty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë