Fluturim mbi detin e Zi, gjuajtësi
rus rrezikon avionin amerikan

Fluturim mbi detin e Zi, gjuajtësi<br />rus rrezikon avionin amerikan<br>
Një avion mbikëqyrës amerikan, i llojit “P-8 Poseidon”, ka patur një “aksident” me një avion luftarak rus, gjatë një fluturimi mbi detin e Zi.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, ngjarja ka ndodhur ditët e fundit, por vetëm këtë të mërkurë është bërë e ditur nga autoritetet ushtarake, që e kanë cilësuar një “ndërveprim të rrezikshëm”, i pari i këtij lloji në disa muaj.

Sipas burimeve amerikane, avioni i marinës po fluturonte mbi detin e Zi, kur është lokalizuar nga gjuajtësi rus “SU-30”, që është ngritur në fluturim kundër tij.

Në një moment, avioni rus i është afruar deri në 50 “këmbë” atij amerikan. Autoritetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara deklarojnë se ky ka qenë vetëm një veprim demonstrues i palës ruse, por megjithatë ato e kanë etiketuar atë si një incident të rrezikshëm.

Pasi lëvizi nga e majta në të djathtë, mjeti luftarak aktivizoi djegien e pjesëve ndihmëse të tij, në momentin kur ndodhej përpara avionit amerikan. Kjo shkaktoi një valë turbolence tek avioni mbikëqyrës, i cili bëri pësoi disa rrotullime derisa e kaloi atë.

Ushtria amerikane përdor kritere të ndryshme, përveç distancës, në përcaktimin e një ndërveprimi me një mjet ushtarak të huaj si “të rrezikshëm”.

Ndryshe nga rasti në fjalë, në maj, sërish mbi detin e Zi, një gjuajtës rus iu afrua deri në 20 “këmbë” avionit transportues amerikan “P-8”, veprim ky që u cilësua nga Pentagoni si “i sigurt dhe profesional”. 

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg