Fluturimet europiane përballen me vonesa si shkak i problemeve kompjuterike

Fluturimet europiane përballen me vonesa si shkak i problemeve kompjuterike

Foto ilustruese

Gjysma e fluturimeve që udhëtojnë nëpër Evropë janë ballafaquar me vonesa për shkak të problemeve kompjuterike, ka thënë grupi i sigurisë ajrore të kontinentit.
Sipas mediave të huaja, sistemi i gjerë i kontinentit që përcakton se kur dhe ku aeroplanët mund të fluturojnë me siguri, pati një komplikacion kompjuterik rreth orëve të drekës.

Rreth 10% e fluturimeve duhet të anulohen, ka shtuar më tej Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigacionit Ajror (Eurocontrol) – organizatë me qendër në Bruksel. Linjave ajrore u është kërkuar që të riprogramojnë çdo plan fluturimi për fluturimet të cilat kanë ende ka kohë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala zura nje gale: 03/04/2018 19:13

    Ju duk gje e bukur kur perzute ruset. Ta dini mire se ata jane hakerat me te fuqishem te internetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit