Fluturimet sekrete të CIA-s
Shqipëria fsheh të dhënat

Fluturimet sekrete të CIA-s<br />Shqipëria fsheh të dhënat
LONDËR/MADRID – Qeveria shqiptare e bashkë me të edhe 12 vende të tjera të Evropës kanë refuzuar bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për të dhënat lidhur me fluturimet e kryera nga CIA për transportimin e terroristëve të arrestuar.
Dy prej këtyre organizatave, përkatësisht “London-based Reprieve” dhe “Madrid-based Access Info Europe” denoncuan këtë të hënë disa prej 28 vendeve të Europës, të cilat sipas tyre fshehin bashkëpunim me CIA lidhur me të dhënat për këto fluturime dhe rrugën e ndjekur prej tyre.
Mes këtyre 13 vendeve, të cilat nuk japin asnjë përgjigje, prej të paktën 10 javësh është edhe Shqipëria. Bashkë me të renditen edhe Austria, Spanja, Letonia etj.
Sipas organizatave, ndryshe nga Europa, SHBA kanë raportuar të dhënat për më shumë se 27 mijë fluturime. Ndërsa në vende si Kanadaja, Suedia apo Portugalia ligji nuk e lejon një publikim të tillë pasi organizata të tilla nuk njihen ligjërisht.

“Është problem dhënia e informacionit, apo është problem vetë cështja. Janë nga pak të dyja. Vendet europiane nuk janë përballur plotësisht me rolin që u takon të kryejnë”, shprehet shefja ekzekutive e “Access Info Europe”, Helen Darbishire.
“Aktivistët e të Drejtave të Njeriut kanë punuar për vite me radhë për të bashkuar informacionet e qindra fluturimeve të CIA-s dhe avionëve që mbartnin të dyshuarit për terrorizëm, fluturime që mbaronin ne bazën ushtarake amerikane të Guantanamo, e ngitur pas ngjarjeve të 11 Shtatorit në kuadër të luftës kundër terrorizmit”, raporton gazetari Jill Lawless i Associated Press.


CIA DHE BURGJET SEKRETE NË EUROPË
Sipas artikullit të AP, CIA nuk e ka pranuar kurrë se ka burgje të veçanta, por në bazë të fluturimeve është raportuar se ka amerikanët operojnë me burgje në Tajlandë, Afganistan, Lituani, Poloni dhe Rumani, ku terroristi i dyshuar për sulmet e 11 Shtatorit, Khalid Sheik Mohammad, ishte marrë në pyetje pikërisht në bodrumin e një ndërtese qeveritare në kryeqytetin e Bukureshtit.
Në vitin 2007, politikani zviceran Dik Marti akuzoi 14 qeveri europiane se lejuan ngritjen e burgjeve sekrete për terroristët ose fluturimet në hapësirat e tyre ajror në vitet 2002 - 2005.
Burgjet u mbyllën në vitin 2006 dhe programi i CIA-s “Interpretimi i jashtëzakonshëm” u mbyll përfundimisht në vitin 2009.
Këshilli i Europës ka pohuar se vetëm gjatë vitit 2007, nga CIA u kryen 1.245 fluturime mbi continent, ndërkohë që shifra lëshoi hije dyshimi.
Grupet e të drejtave të njëriut pretendojnë se 54 avionë të CIA u përfshinë në fluturimet sekrete, ku sikundër raportohet tanimë renditet edhe Shqipëria.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë të Bashës

Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë të Bashës