Fluturimi i lamtumirës për anijen kozmike Discovery

Fluturimi i lamtumirës për anijen kozmike Discovery
UASHINGTON - Anija e famshme kozmike Discovery, ka bërë sot fluturimin e saj të fundit…mbi Uashington.

NASA e ka mbyllur tashmë që prej vitit të kaluar programin e saj të lëshimit të anijeve kozmike shuttle dhe njëra prej tyre, Discovery, fluturoi sot mbi Uashington, në një shfaqje të fundit përpara së të mbyllet në Muzeun Smithsonian të Ajrit dhe Hapësirës.

Discovery fluturoi, e fiksuar mbi një avion të modifikuar Boeing 747, në një lartësi prej 457 metrash dhe u soll katër herë përreth Monumentit të Uashingtonit, për kënaqësinë e të gjithë vëzhguesve në tokë që kishin mbushur tarracat e ndërtesave.

Discovery ka qenë anija e tretë e programit hapësinor të NASA-s dhe u lëshua në 30 gusht 1984. Kjo anije dërgoi Teleskopin Hubble në hapësirë në 1990 dhe ka kryer numrin rekord të 39 misioneve.

Programi i NASA-s u mbyll në 2011, pasi punimet u kompletuan në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, pjesërisht edhe pse qeveria amerikane e gjykoi të vështirë përballimin e shpenzimeve per mirëmbajtjen e anijeve kozmike. Vendimi i la Shtetet e Bashkuara pa asnjë mjet për të dërguar astronautë në hapësirë tani e tutje.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje