FMN, delegacioni shqiptar paraqet
masat që zgjidhin problemet imediate

FMN, delegacioni shqiptar paraqet<br />masat që zgjidhin problemet imediate
TIRANE- Gjatë qëndrimit në Uashington për takimet e përvitshme të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, delegacioni shqiptar i përbërë nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, kanë patur një takim të nivelit të lartë me Zv. Drejtoren e Përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar Dr. Nemat Shafik.

Shafik ka shfaqur shqetësim për gjëndjen aktuale të financave publike në Shqipëri, si edhe për nivelin aktual të borxhit publik. Sipas saj, qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë dhe në mënyrë të vendosur për të ndryshuar gjëndjen aktuale në favor të Shqipërisë. Zonja Shafik ka shprehur interesin e FMN për t’iu përgjigjur sa më parë cdo kërkese të qeverisë shqiptare për të adresuar problematikat e krizës.

Ministrat Cani dhe Ahmetaj kanë paraqitur paketën e masave, që synon të marrë në mënyrë të menjëhershme qeveria Rama. Kjo paketë masash e cila është përgatitur edhe me ndihmën e FMN dhe Bankës Botërore, si edhe pas konsultimeve me grupet e interesit, synon të zgjidhë problemet më imediate ekonomike dhe të financave publike. Me të gjithë hapat që do të merren gjatë vitit të ardhshëm synohet të arrihet reduktimi i borxhit publik nga 72% në nivelet pranë kufirit 60% deri në vitin 2018, duke kthyer ritmet e larta të rritjes ekonomike.

Zyrtarët shqiptarë theksuan se qeveria është e gatshme të zgjidhë disa nga problemet më afatgjata të ekonomisë shqiptare, duke ndryshuar në thelb modelin ekonomik të vendit, nga një model rritjeje bazuar tek borxhi, në një model rritjeje bazuar mbi prodhimin lokal dhe investimet nga sektori privat.

Drejtuesit e lartë të Fondit Monetar kanë theksuar mbështetjen për nismat e qeverisë dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar për ta nxjerrë Shqiperinë nga kjo gjëndje.

Shkrimi u publikua sot (16.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?