FMN do te deklaroje qendrimin mbi reformat ne financat publike


TIRANE, 25 Nëntor/ATSH/-Fondi Monetar Ndërkombëtar pritet të deklarojë sot ne mbremje qëndrimin e vet mbi reformat në ekonominë shqiptare përgjatë vitit 2014 si dhe parashikimet për vitin që vjen.
Përmes një konference për shtyp në krah të ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe atij të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, pritet të paraqesë zyrtarisht qëndrimin mbi paketën fiskale, pr/buxhetin 2015, si dhe realizimi i kritereve të performancës, që do të mundësojnë lëvirimin e këstit të prapambetur të kredisë së FMN-së dhe këstit të radhes . Prej rreth 10 ditësh Misioni i FMN-së i kryesuar nga Nadeem Ilahi po diskutojnë me autoritetet shqiptare mbi performancen e financave shqiptare dhe reformat e nevojshme.
Misioni i FMN-së u largua në shtator, pa arritur në një marrëveshje me qeverinë shqiptare, çka shtyu disbursimin e transhit të tretë të huasë prej rreth 26 milion euro. Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi në fund të muajit shkurt të këtij viti marrëveshjen 36-mujore prej rreth 330.9 milion euro me Shqipërinë për të mbështetur programin e reformave të autoriteteve. Në muajin tetor dy ministrat Cani dhe Ahmetaj qëndruan për rreth 2 javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku diskutuan me FMN-në lidhur me ecurinë e financave shqiptare. Gjatë disktuimeve të paketës fiskale e cila do të miratohet të enjten në seancë plenare, Ministri Cani tha se ajo është dakordësuar me FMN-ne./a.gjonaj//a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare