FMN: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet 3% në 2015


FMN jep konkluzionet e rishikimit të programit të FMN ne vendin tone
TIRANE, 17 Mars /ATSH-E.Xhajanka/- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) beri te ditur te marten konkluzionet e rishikimit të programit të saj në Shqipëri, duke evidentuar se rritja ekonomike në Shqipëri ka qënë në përmirësim të vazhdueshem dhe se për vitin 2015 ekonomia shqiptare do të rritet me 3%.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bankën  e Shqipërisë, me Guvernatorin e BSH-së, Gent Sejko, ministrin e Financave, Shkëlqim Cani dhe ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj, shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, u shpreh se "ekonomia shqiptare është në rrugën e duhur dhe programi ekonomik ka ecur sipas parashikimeve të marrëveshjes që FMN ka me Qeverinë Shqiptare".
Llahi përshëndeti bashkëpunimin me autoritet e institucioneve shqiptare dhe angazhimin e tyre për uljen e deficitit fiskal.
Sipas tij, ndikuar edhe nga faktore te importuar, prodhimi i brendshëm ne vend është nën potencial dhe kreditë e këqija shënojnë ende nivel të lartë. Por, evidentoi ai, ecuria fiskale ka qënë në përputhje me programin dhe treguesi i rritjes ekonomike është përmirësuar.
Shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë theksoi se nxit qeverinë të vijojë me reformën në energji. "Problemet në sektorin e energjisë i kanosen buxhetit, reforma po ecën mirë, është e nevojshme për të zvogëluar rreziqet. Rezultatet deri tani janë të mirë, ka një rënie të humbejve në këtë sistem, nxisim qeverinë të vazhojë me këtë reformë", theksoi Ilahi.
Ndersa ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi se ekonomia dhe financat janë në rrugën e duhur. Sipas tij, ka filluar epoka e uljes së borxhit. "Me masat e marra nga qeveria janë ulur risqet ndaj ekonomisë. Do të vazhdojë lufta kundër evazionit fiskal dhe informalitetit", theksoi ai.
Ndersa miinistri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, theksoi se reforma në energji, sektorin e pensioneve dhe ndihmes ekonomike ka dhënë rezultate të mira. Keto reforma, vioji kreu i Ekonomise, duhet te vazhdojne edhe ne te ardhmen, ndersa politikat tona, theksoi Ahmetaj, adresojne permiresim te klimes se biznesit dhe nxitjes se investimeve te huaja.
Nga ana e tij, Guvernatori i Bankes së Shqipërisë, Genti Sejko, tha se BSH gjykon se reformat duhet të vazhdojnë. Ai tha se sektori bankar është solid dhe i mirëkapitalizuar, ndersa politika monetare do te vazhdoje te mbeshtese kreditimin e ekonomise. /a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur