FMN-ja paralajmëron kundër rritjes së deficitit publik

/ATSH-AFP/ - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëroi sot kundër rrezikut të një zgjerimi të deficitit publik në Rumani, nëse qeveria do të zbatonte tashmë projektin e lehtësimit fiskal dhe dyfishimit të pagave në një periudhë shumë të shkurtër.
"Masat e miratuara ose të parashikuara, një miksim i uljes në mënyrë të ndjeshme të taksave dhe rritjes së pagave në mënyrë të shpejtë do të çonte në një deficit prej rreth tre për qind në vitin 2016", njoftoi FMN-ja në përfundim të një misioni teknik në Bukuresht.
"Bëjmë me dije se Rumania, një prej vendeve më të varfra të BE-së është angazhuar të rivendosë deficitin në kuotën prej 1,5 për qind në vitin 2016. Fondi vlerëson se çdo lloj shkelje në disiplinën buxhetore do të kërcënonte progreset e arritura në vitet e fundit. Është një pikë vendimtare e ruajtjes së përfitimeve ekonomike në një moment kur ekonomia globale po përballet me një sërë rreziqesh ku vendet në zhvillim janë sërish në një fazë të përkeqësuar", saktësoi shefja e misionit të FMN-së, Andrea Schaechter.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit