FMN jep "Ok" për amnistinë
ja taksat dhe gjobat që falen

FMN jep ja taksat dhe gjobat që falen">
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka konfirmuar dje se është gjetur tashmë gjuha e përbashkët me Fondin Monetar Ndërkombëtar për amnistinë fiskale. Zbatimi i saj parashikon faljen e detyrimeve të vjetra doganore dhe tatimore të biznesit, për periudhën deri në dhjetor 2010. Kurse për vitet 2011 deri në 2014, falja do të bëhet sipas një skeme, që parashikon faljen e penaliteteve apo interesave.

Deklaratat e Ahmetajt u bënë pas punimeve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ku u diskutua buxheti faktik 2015. Sipas Ministrisë së Financave, buxheti i këtij viti ka siguruar rritjen e qëndrueshme të ekonomisë, ndërsa opozita akuzoi se kjo rritje është vetëm në letër dhe se borxhi publik ka arritur në nivele shumë të larta.

FMN kishte deklaruar pak kohë më parë se po ndihmonte ministrinë e Financave për përmirësimin e draftit për faljen fiskale dhe pritej që të arrihej në një konsensus. Këtë e ka pohuar për ‘Monitor’ përfaqësuesi i zyrës së përhershme të FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke.
Pasi prezantoi një projekt të faljes fiskale në korrik, ministria e Financave e la pezull atë, teksa Fondi shfaqi disa rezerva për draftin. FMN, sipas Reinkes, ka dhënë miratim për fshirjen e detyrimeve të pambledhshme. “Duhen procedura të qarta për fshirjen e detyrimeve që nuk mund të mblidhen më, të cilat u përkasin bizneseve që janë mbyllur, apo atyre që nuk kanë më aftësi paguese”. Ndërkohë që për kompanitë që janë në proces gjyqësor me administratën tatimore, FMN rekomandoi që duhen gjetur zgjidhje jashtë gjykatës.

Ministri Ahmetaj nuk dha hollësi dje lidhur me projektin e amnistisë. Më parë, Financat kishin përgatitur një draft, që parashikonte se gjobat dhe detyrimet para vitit 2011 do të fshiheshin pa kushte, ndërsa ato të periudhës nga viti 2011 e më pas do të faleshin 30% së bashku me gjobat, me kushtin që të paguhej pjesa tjetër e detyrimit.
Sipas statistikave fiskale, borxhi tatimor llogaritet në 1.4 miliardë dollarë, nga i cili rreth 350 milionë dollarë i përkasin periudhës deri më 31 dhjetor 2011.
 
Fondi Monetar është shprehur se procesi i faljes mund të ketë edhe efekt negativ në rendimentin e të ardhurave tatimore e doganore. “Një amnisti e zbatuar keq do të ndikojë negativisht në mbledhjen e taksave”, tha Reinke për Monitor. Sipas tij, administrata tatimore duhet të jetë eficiente në arkëtimin e taksave që mund të mblidhen. “Nuk duhet të flasim për amnisti, por për fshirje të borxheve të pambledhshme”, thotë ai.
Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Kosova.
 
FMN është shprehur se procesi i faljes mund të ketë edhe efekt negativ në rendimentin e të ardhurave tatimore e doganore. “Një amnisti e zbatuar keq ndikon negativisht në mbledhjen e taksave”, tha Reinke

Drafti i parë parashikonte që gjobat e detyrimet para 2011 të fshiheshin pa kushte, ndërsa ato nga 2011 e më pas do faleshin 30% bashkë me gjobat, me kushtin që të paguhej pjesa tjetër e detyrimit

Qeveria parashikon faljen e detyrimeve të vjetra doganore dhe tatimore të biznesit deri në dhjetor 2010. Për vitet 2011-2014, falja do të bëhet sipas skemës që parashikon amnisti vetëm për penalitetet
 
Jakaj: Anëtarësimi i detyruar nuk është taksë, sjell shërbime
Dhoma e Tregtisë e Tiranës deklaroi dje se ligji i ri “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë’ nuk takson biznesin, por u ofron sipërmarrjeve shërbime, të cilat e ndihmojnë atë të orientohet në treg dhe të bëhet i konkurrueshëm.  Kreu i Dhomës Nikolin Jakaj tha se anëtarësimi i detyrueshëm mundësohen disa shërbime, duke përfshirë ato falas pranë QKB. Sipas tij, tarifat janë simbolike.  Ai përmendi krijimin e sportelit të eksportit, i cili do të orientojë biznesin duke u bazuar tek statitikat dhe analizat e tregut që do të gjenerohen. Në anën tjetër do të krijohet qendra për ndërmjetësim dhe arbitrazh që do të asistojë bizneset për raste të ndryshme.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës