ATHINE - FMN i ka vënë “fre” kërkesës së qeverisë greke për një shtyrje të afatit të pushimeve nga puna të rreth 14.000 punonjësve të sektorit shtetëror e publik. Pol Tomsen, përfaqësuesi i FMN në Greqi as që e ka diskutuar me ministrin e ri kërkesën e FMN për largimin e punonjësve shtetërorë nga puna brenda afatave të përcaktuara nga Trojka. Ai ka bërë të qartë se “pavarësisht simpatisë që gëzon ministri i ri i Reformimit të Administratës Publike, Kyriakos Micotakis në qarqet e FMN dhe vetë zonjës Lagarde, kreditorët e Greqisë, janë të palëkundur në kërkesën e tyre për heqjen e menjëhershme nga puna të buxhetorëve”.

Por ministri Micotakis, synon që të bindo Tomsenin dhe FMN për një shtyrje të afatit, në mënyrë që të përpunojë një plan sa më të qartë për largim të “butë” të nëpunësve, në mënyrë që reagimet të mos jenë masive dhe të rrezikshme për demokracinë greke.
 
Pas ERT, pasojnë edhe ndërmarrje të tjera shtetërore...

Spitale, shkolla, ndërmarrje të “tepërta” të sektorit shtetëror e publik me një numër të madh nëpunësish janë në shënjestrën e Trojkës dhe FMN për mbyllje të menjëhershme.
Pas ERT, Trojka kërkon “Vdekje të menjëhershme” edhe për një sipërmarrje tjetër të madhe shtetërore, gj[ë që po u realizua do të ketë pasojë hedhjen në rrugë të disa qindra mijëra punonjësve. Cila do të jetë kjo ndërmarrje? Shumë burime bëjnë fjalë për mbylljen e disa spitaleve shtetërore, por edhe Universiteteve dhe shkollave, si edhe firmës

“Sistemet Mbrojtëse Greke, ku punonjësit kanë 9 muaj pa u paguar, ndërkohë që vetëm porositë në këtë firmë kapin shifrën 250 milionë euro.
Ndërkohë bëhet e ditur se në takimin e radhës së ditës së mërkurë, kërkesat e Trojkës do të jenë tepër të ashpra dhe të përcaktuara. Kreditorët do të kërkojnë prerje të re të pagave dhe pensioneve, me pretendimin se reformimi dhe përshtatja financiare e Greqisë ka ngelur ende mbrapa.

Ministri grek i shëndetësisë: Po qe nevoja të mbyll spitale, do t’i mbyll
I vendosur të gjejë zgjidhje për të gjitha çështjet që kanë lidhje me sektorin e shëndetësisë deklaron në gazetën “Ethnos” ministri i ri i shendetësisë , A. Georgiadhis. Ai paralajmëron ndryshime drastike dhe thekson se do të mbyllë edhe spitale po qe se një gjë e tillë është e nevojshme.

Në këtë mënyrë ai vërteton frikën e qytetarëve grekë dhe paralajmërimet e opozitës së majtë radikale se pas mbylljes së ERT, radhën e kanë ndërmarrje të tjera shtetëroe të fushës së shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes që të vënë drynin.

Ministri grek deklaron se është synim i qeverisë që të jenë të gatshëm të zbatojnë të gjitha kërkesat e kushtet e paracaktuara nga Trojka për të mos rrezikuar këstet e prapambetura që duhet të marrë Greqia.

Deri në shtator do të jetë kontrolluar gjithçka, deklaron ai. Spitalet, deficitet që ato kanë, kostoja e funksionimit të tyre, vlefshmëria e spitaleve, shtretërit, sherbimet që ato ofrojnë. Po qe se do të lindë nvoja të mbyllen, do t’i mbyllim”,- përfundon intervistën ai.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)