Edhe një herë tjetër, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rekomanduar analiza të hollësishme për riskun që mund të sjellin koncesionet për financat shtetërore.
Në një dalje të përbashkët për shtyp me Ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe Guverantorin e Bankës së Shqipërisë, Shefja e programit FMN për Shqipërinë, Anita Tuladhar tha se për çdo koncesion duhet bërë transparencë si dhe analizë e detajuar e raportit kosto-përfitim.
“Përsa i përket koncensioneve dhe Partneriteteve-Publik-Privat, qëndrimi ynë është që duhet të studiohet me kujdes rrisku që ata përmbajnë për financat publike. Duhet t’iu nënshtrohen analizave të hollësishme të elementëve të kostove e përfitimeve dhe efeksibilitetit. E rëndësishme është që të bëhet e mundur që me transparencë impaktet që këto projekte e këto kontrata do të kenë në financat publike” ka thënë ajo.
Gjatë Konfencës, Ministri Ahmetaj dhe Guvernatori Sejko e përkufizuan si pozitive situatën ekonomike. Të dy u ndalën te norma e ulët e rritjes së ccmimeve në shkurt, duke theksuar se ekonomia nuk ka rënë në deflacion, por se norma e ulët e infalcionit vjer si rezultat i rënies së ndjeshme të çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve në tregjet ndërkombëtare.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO