FMN “bekon” aksionin e qeverisë
ndaj evazionit, Cani: Ulim taksat 

FMN “bekon” aksionin e qeverisë<br />ndaj evazionit, Cani: Ulim taksat 
Fondi Monetar ndërkombëtar e ka “bekuar” aksionin masiv të Qeverisë kundër informalitetit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Financave, të Ekonomisë dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, përfaqësuesja e FMN Anita Tuludhar tha se masat e qeverisë në kuadrin e evazionit janë të drejta dhe po japin rezultatet në ecurinë e ekonomisë. “Këto masa duhet të shihen si masa të drejta.

Dhe këshillat që kemi dhënë janë që qeveria të ndjekë dhe cilat ka qenë praktika më e mirë kombëtare, por dhe që të ndihmohen tatimpaguesit që të përmbushin pagesat. Por përmbushja e pagesave nga subjektet është dhe e detyrueshme dhe jo vetën për uljen e deficitit buxhetor. Po kështu edhe reforma energjetike. Kjo reformë ka ndihmuar në konsolidimin fiskal”, tha Tuludhar.

shkelqim cani

Cani
Ndërsa paraqiti treguesit buxhetorë të diskutuar me FMN, Ministri i Financave tha se buxheti i vitit 2016 nuk do të rrisë taksat, por mund t'i ulë ato në disa sektorë. “Buxheti i vitit 2016 që u rakordua me FMN-në nuk do të befasojë kënd për arsye se siç kemi thënë, ky buxhet nuk rrit taksat, por mund të ulë taksat në sektorë të veçantë të ekonomisë, si në bujqësi, apo turizëm”, tha Cani. Ministri theksoi se rritja ekonomike do të mbetet pranë parashikimit prej 2.7%, pavarësisht paqëndrueshmërisë së faktorëve të jashtëm. “Kanë ndikuar një sërë faktorësh. Në besojmë se këta faktorë do vijojnë edhe në pjesën e mbetur të vitit dhe do të ndikojnë në rritje të ekonomisë: jo vetëm për të arritur këtë objektiv por do shtrojmë shtratin edhe për rritje ekonomike më të madhe në vitin 2016”, tha Ministri.
 
Borxhet
Ministri i Financave shtoi gjithashtu se deri në fund të vitit do të shlyhen tërësisht detyrimet e prapambetura ndaj biznesit. “Për detyrimet e prapambetura. Ne kishim objektiv për të shlyer në 3 vite gjithë borxhet e prapambetura të lëna për 8 vite nga qeveria e shkuar. Me mbylljen e këtij viti ne mbyllim totalisht nivelin tërësor të detyrimeve të prapambetura të qeverisë së kaluar. Kemi thënë që janë 720 mln dollarë, po aq do të jenë detyrimet e shlyera në fund të këtij viti. Nga njëra anë krijuam mundësinë për likuiditet të biznesit, nga ana tjetër shlyem një detyrim ligjor.

Na lind e drejta që ne të kërkojmë atë që i takon buxhetit në dobi të shtetasve”, tha Cani. Ministri shpjegoi edhe operacionin në tregjet ndërkombëtare për marrjen e Eurobondit prej 450 milionë eurosh. Sipas tij, qëllimi kryesor i këtij borxhi të jashtëm është nxitja e bankave në vend të japin më shumë kredi, duke larguar vëmendjen nga financimi borxhit të brendshëm të qeverisë. Ndërsa Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj theksoi se masat e deritanishme të qeverisë do të finalizohen me rritjen e investimeve, të cilat në vitin 2016 mund të arrijnë edhe 800 milionë dollarë.

Sejko: Problem konsumi i ulët e kreditë e këqija 
Në fjalën e tij, Guvernatori Gent Sejko vuri në dukje se është pasiguria ajo që vijon të frenojë investimet, duke theksuar konsumin e dobët dhe nivelin e kredive të këqija, si çështje kyçe të zhvillimit ekonomik. Guvernatori Sejko tha ndër të tjera se inflacioni do vijojë të qëndrojë poshtë nivelit 3%, ndërkohë që Banka e Shqipërisë uli përsëri normën bazë të interesit në 1,75% për të nxitur konsumin. Sipas tij, ritmi i rritjes ekonomike është ende i pamjaftueshëm, por ka përmirësim të klimës së biznesit.

fmn

Sa i përket eurobondit Cani sqaroi dhe njëherë se për çfarë do të përdoren 450 milionë dollarët e marra. “300 milionë euro do shkojnë për zëvendësimine eurbondit të maturuar në datë 4 shtator  dhe 150 milionë euro do jenë para që do shkojnë për zëvendësim të huamarrjes në tregun e brendshëm,” shtoi ministri Cani.

Ndërsa ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj theksoi se masat e deritanishme të qeverisë do të finalizohen me rritjen e investimeve, të cilat në vitin 2016 mund të arrijnë edhe 800 milionë dollarë

“Shlyerja e borxheve që na la një qeveri e papërgjegjshme është sukses i reformave. Me operacionet e saj, qeveria ka mbledhur dhe ka kursyer, ndaj dhe do të ketë investime,” tha Ahmetaj.

arben ahmetaj 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Sara Gjordeni: Jam në një proces gjyqësor me dy persona

Sara Gjordeni: Jam në një proces gjyqësor me dy persona