FMN lëvron 36 mln €, Ahmetaj:
Vlerësim për reformat në vend

FMN lëvron 36 mln €, Ahmetaj:<br />Vlerësim për reformat në vend
Fondi Monetar Ndërkombëtar lëvron këstin e radhës për Shqipërinë prej 36.1 milionë euro. Vendimi është miratuar nga Bordi Ekzekutiv i FMN pasi Shqipëria ka plotësuar kërkesat kryesore.

Sipas këtij institucioni rimëkëmbja ekonomike e shqipërisë po përshpejtohet, megjithatë thekson se duhen disa reforma të tjera për përmisimin e klimës së biznesit.

Reformat e mëtejshme strukturore për të përmirësuar mjedisin e biznesit do të jenë kritike për forcimin e aftësisë konkurruese të Shqipërisë. Fokusi duhet të jetë mbi zbatimin e reformës gjyqësore, forcimin e të drejtave të pronësisë, si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe arsimit. Këto hapa do të ndihmojnë të hapin rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe rritje të qëndrueshme" - thuhet në deklaratën e bordit Ekzekutiv.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson vendosmërinë e autoriteteve për të zbatuar reformat strukturore fiskale. “Për të rigjallëruar kredinë për sektorin privat, është e rëndësishme për të përshpejtuar zbatimin e strategjisë gjithëpërfshirëse të autoriteteve kundër kredisë me problem. Autoritetet kanë bërë progres të rëndësishëm me pastrimin e borxheve në nivelin e qeverisë qendrore, por duhen trajtuar dhe ato të nivelit lokal”- thekson FMN.

Menjëherë pas deklaratës së FMN ka reaguar edhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj. Ai thotë se FMN ka vlerësuar reformat e qeverisë, ku ekonomia shqiptare e ka konsoliduar trendin e saj të qëndrueshëm të rritjes.

Deklarata e Plotë e Ahmetaj 
Lajm i mirë sot nga FMN për përformancën e ekonomisë shqiptare dhe inkurajim i drejtpërdrejtë për reformat!

Në përfundim të rishikimit të shtatë të performancës së ekonomisë shqiptare në kuadër të programit tre-vjecar me qeverinë, Bordi Ekzekutiv i FMN vlerëson se:
1. Rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë, po përshpejtohet ndërsa parashikimi në afatmesëm është i favorshëm.

2. Qeveria shqiptare ka marrë autorësinë e programit dhe vendosmëria e treguar për implementimin e reformave ambicioze dhe të vështira strukturore dhe fiskale është e lavdërueshme. 
3. Angazhimi i autoriteteve për të vijuar me konsolidimin fiskal është thelbësor për të garantuar qendrueshmërinë e borxhit dhe ulur risqet fiskale. 

4. Planet e autoriteteve për t’i fokusuar përpjekjet e tyre të axhustimit fiskal në kahun e të ardhurave, është e përshtatshme. 

5. Vendosmëria e qeverisë për implementimin e reformave strukturore fiskale për të reduktuar risqet fiskale është inkurajuese.

6. Autoritetet kanë bërë progres mbresëlënës në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në nivelin e qeverisë qendrore” – thotë FMN.
Është fakt që ekonomia shqiptare e ka konsoliduar tashmë trendin e saj të qendrueshëm të rritjes dhe zhvillimit.

Ne jemi të vetëdijshëm që kemi ende punë për të bërë. Ndajmë të njëjtin qendrim me FMN se është thelbësore të ruajmë ritmin e reformave në ekonomi; se do të duhet të punojmë ende për përmirësimin e klimës së biznesit, se e kemi sfidë rritjen e konkurrueshmërisë së vendit dhe mbi të gjitha, të implementojmë sa më shpejt reformën në drejtësi, për të hapur një kapitull të ri në perspektivën europiane të Shqipërisë.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza