FMN: Masa për klimën e biznesit
Ahmetaj: Kemi lënë pas krizën 

FMN: Masa për klimën e biznesit<br />Ahmetaj: Kemi lënë pas krizën 
Në Konferencën e Katërt Financiare të organizuar nga Banka e Shqipërisë, përfaqësuesja e FMN në Shqipëri Anita Tuludhar tha se është me rëndësi kritike që Qeveria të adresojë problemin e klimës së biznesit dhe reformën në administrimin e taksave. I pranishëm në takim, Ministri i Financave Arben Ahmetaj, theksoi se Shqipëria ka lënë tashmë zyrtarisht krizën, por se Qeveria është mëse e vetëdijshme për sfidat dhe risqet që janë përpara.
 
Shqipëria ka shënuar hapa pozitivë në përmirësimin e financave publike dhe sektorin e energjisë, por nuk ka arritur rezultatet e duhura kur vjen fjala te klima e biznesit, reformimi i administratës fiskale dhe trajtimi i kredive me probleme. Në Konferencën e Katërt Financiare të organizuar nga Banka e Shqipërisë, përfaqësuesja e FMN në Shqipëri Anita Tuludhar tha se është me rëndësi kritike që Qeveria të adresojë problemin e klimës së biznesit dhe reformën në administrimin e taksave.
 
''Në pikat e para, ku përfshihen financat publike e sektori energjitik, janë hedhur hapa por në pikat e tjera, ritmi i reformave nuk ka qenë ai i duhuri. Është me rëndësi krtike që të ndërmerren më shumë masa për të përmirësuar konkurrueshmërinë, ashtu si dhe stimulimi i investimeve përmes përmirësimit të klimës së biznesit. Puna jotë është fokusuar te reformimi i administratës fiskale dhe procedurave fiskale''- u shpreh përfaqësuesja e FMN në Shqipëri Anita Tuludhar.
 
I pranishëm në takim, Ministri i Financave Arben Ahmetaj, bëri një përmblëdhje të reformave të ndërmarra nga Qeveria që nga ardhja në pushtet. Ahmetaj theksoi se Shqipëria ka lënë tashmë zyrtarisht krizën, por se Qeveria është mëse e vetëdijshme për sfidat dhe risqet që janë përpara.
 
''Do të thosha me krenari, se më në fund kemi lënë përfundimisht pas krizën, por pa harruar në asnjë moemnt risqet e sfidat që kemi përpara. Qëllimi ynë kryesor mbetet garantimi i një rritjeje të qëndrueshme ekonomike, duke rritur produktivitetin dhe përmirësuar konkurrencën e lirë''- u shpreh Ahmetaj.
 
Ministria e Ekonomisë Milva Ekonomi dhe Guvernatori Gent Sejko theksuan se Shqipëria e shmangu recesionin dhe po i drejtohet një rritjeje të qëndrueshme ekonomike, e cila duhet shoqëruar me përmirësimin e klimës së biznesit.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës